KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Interkoneksioni 400 kV mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tashmë po hyn në fazën e realizimit

VLEN: Interkoneksioni 400 kV mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tashmë po hyn në fazën e realizimit

Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media, deklaruan se pas vitesh ngecjeje dhe zvarritjeje, interkoneksioni 400 kV mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë tashmë po hyn në fazën e realizimit.

Ata thonë se po bëhet fjalë për një projekt me peshë strategjike për vendin dhe rajonin, që forcon lidhjen mes dy shteteve dhe i jep shtysë të re bashkëpunimit energjetik.

“Ky projekt ka peshë të shumëfishtë. Ai forcon sigurinë energjetike, rrit stabilitetin e sistemit të transmetimit dhe hap mundësi të reja për integrim më të thellë në tregun rajonal dhe evropian të energjisë. Në të njëjtën kohë, me këtë interkoneksion po mbyllet edhe hallka e fundit energjetike e Korridorit 8 Pan-Evropian, duke i dhënë vendit lidhje më të fortë infrastrukturore dhe energjetike me Shqipërinë. Nuk është rastësi që drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Burim Latifi, e cilësoi këtë interkoneksion si urë besimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, si një lidhje energjetike të natyrshme, të domosdoshme dhe largpamëse. Për vite me radhë kemi dëgjuar shumë për projekte strategjike, por kemi parë fare pak vepra. Sot dallimi shihet qartë për këdo që do ta shohë. Dikush i përdorte këto tema për propagandë, ndërsa sot ato po konkretizohen. Për VLEN-in, kjo është rruga e duhur, më pak fjalë, më pak zhurmë dhe vetëm punë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.