Author: korrektpress

Detektorët e metaleve mund të përdoren në shkollat e Italisë në të ardhmen për të parandaluar aktet e dhunës që përfshijnë thika dhe armë zjarri.Qeveria e krahut të djathtë e kryeministres Giorgia Meloni publikoi një dekret të mërkurën vonë duke prezantuar rregullat e reja, në përgjigje të disa sulmeve me thikë.Në incidentin e fundit në mesin e janarit, një 18-vjeçar u godit me thikë për vdekje nga një shok klase në qytetin e La Spezia-s.Sipas kushteve të dekretit, shkollat do të jenë në gjendje të përdorin detektorë metalesh portativë, si ata që përdoren në aeroporte ose në evente të mëdha.Qëllimi…

Read More

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e “Kejit” në zonën e Shadërvanit janë drejt përfundimit.Përmes një postimi në Facebook, Totaj ka theksuar se ndërhyrja po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka për qëllim rikthimin e sharmit dhe funksionalitetit të një prej pjesëve më të frekuentuara dhe më të rëndësishme të qytetit.“Drejt përfundimit punimet për rehabilitimin dhe rivitalizimin e ‘Kejit’ në Shadërvan, intervenim i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me qëllim të rikthimit të sharmit dhe funksionalitetit të kësaj pjese të frekuentuar dhe të rëndësishme të Prizrenit”, ka shkruar…

Read More

Interesimi i fortë i Manchester United për Cole Palmer ka ndezur një debat të madh në futbollin anglez. Ylli i Chelseat është shndërruar në një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar, duke shkaktuar shqetësim në Stamford Bridge. Në moshën 23-vjeçare, Palmer është afirmuar si një nga lojtarët më vendimtarë të Ligës Premier, çka e bën çdo lëvizje të mundshme për të një çështje me peshë të madhe sportive dhe financiare. Manchester United e sheh Palmer si liderin ofensiv që i mungon projektit të tyre. Në Old Trafford vlerësohet talenti, qëndrueshmëria dhe aftësia e tij për të marrë përgjegjësi…

Read More

Vaktia e Ramazanit 2026 në Maqedoninë e Veriut është publikuar dhe përfshin oraret e sakta të syfyrit, iftarit dhe namazeve për besimtarët myslimanë në të gjithë vendin. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, më 19 shkurt 2026.Në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari bëhet në orën 17:19. Me kalimin e ditëve, koha e agjërimit zgjatet gradualisht, duke reflektuar ndryshimin e orëve të lindjes dhe perëndimit të diellit.Vaktia e Ramazanit 2026 për Maqedoninë e Veriut përfshin oraret ditore për imsakun, sabahun, drekën, ikindinë, akshamin (iftarin) dhe jacinë, dhe shërben si udhërrëfyes…

Read More

Barcelona vazhdon të punojë intensivisht për përforcimet e saj të ardhshme, ndërsa tre prej afrimeve të radhës ishin të pranishëm mbrëmë në Camp Nou gjatë përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Copenhagen.Bëhet fjalë për Hamza Abdelkarim, Juwensley Onstein dhe Patricio Pacifico, të cilët janë shumë pranë finalizimit të transferimeve te Barca Atletic, skuadra rezervë e klubit katalanas.Sipas raportimeve, Patricio Pacifico ka kryer tashmë testet mjekësore me Blaugranët dhe një njoftim zyrtar pritet së shpejti. Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar uruguaian do të transferohet nga Defensor Sporting në formë huazimi me opsion blerjeje. Ndërkohë, Barcelona ka fituar garën ndaj klubeve të mëdha…

Read More

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke thënë se nuk ka dashur të involvohet në debatet publike rreth rezultatit zgjedhor, dorëheqjeve apo emrave konkretë për udhëheqjen e LDK-së.Në një reagim publik, Mustafa tha se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor është çështje etike dhe duhet të trajtohet brenda strukturave vendimmarrëse të partisë.“Jam munduar të mos involvohem me opinione për çështje të rezultatit zgjedhor, në debate për dorëheqje apo se kush duhet të jetë e kush të mos jetë në krye të LDK-së, duke konsideruar se përgjegjësia për rezultatin është çështje…

Read More

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili njëherësh është edhe partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, me sa duket po mëson se si t’i bjerë instrumentit simbol të shqiptarëve – çiftelisë.Ai është shfaqur me një çifteli në duar, sipas pamjeve të publikuara nga vetë Loredana. Në një postim tjetër të artistes, Adeyemi shihet teksa po mëson të luajë instrumentin tradicional shqiptar. Foto: Karim Adeyemi / InstagramKjo nuk është hera e parë që Adeyemi ka shfaqur interes për kulturën shqiptare. Vetëm vitin e kaluar, ai vizitoi Kosovën, ku ndaloi edhe te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.Për më tepër, për të treguar…

Read More

Në Innovation Centre Kosovo (ICK) sot u mbajt eventi “Kosovo Digital Economy Overview”, një takim informues dhe analitik i organizuar nga ICK në bashkëpunim me Data4X, ku u prezantuan të dhëna konkrete mbi gjendjen aktuale dhe drejtimin e ekonomisë digjitale në Kosovë.Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, komunitetit të teknologjisë, ndërmarrës, përfaqësues të kompanive të ICT-së dhe aktorë të ekosistemit inovativ.Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e sektorit të ICT-së si një nga shtyllat kyçe të zhvillimit ekonomik të vendit. Ai vuri në dukje rolin…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar hetim institucional nga Prokuroria e Shtetit lidhur me siç tha ajo, pamjet e rreme të publikuara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për një fabrikë të prodhimit të dronëve në Gjilan, gjatë fushatës zgjedhore.Në një konferencë, Kabashi-Ramaj theksoi se bëhet fjalë për një çështje serioze institucionale dhe të sigurisë kombëtare, duke kërkuar transparencë të plotë për pretendimet e ngritura rreth prodhimit të dronëve dhe fabrikës së municionit.Sipas saj, Kurti kishte promovuar publikisht, përfshirë edhe përmes një vizite, atë që u paraqit si fabrikë e prodhimit të dronëve ushtarakë, duke…

Read More

Zv. kryeministri dhe ministri për Transport dhe Lidhje, Aleksandar Nikolloski sot njofton se BE ka pranuar kërkesat e transportuesve të mallrave.Nikolloski në profilin e tij në Facebook shkruan se Brukseli ka pranuar që shoferët janë pranuar si profesionistë.Sapo mora lajme të shkëlqyer nga Brukseli në lidhje me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Pikëpamjet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim.Pas protestave dhe ofensivës së fortë të periudhës së kaluar, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për Vizat që do të thotë zgjidhje e problemit me të cilin janë përballur shoferët…

Read More