KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dj Notre Dame do të “elektrizojë” Prishtinën me 10 Prill

Dj Notre Dame do të “elektrizojë” Prishtinën me 10 Prill

Një tjetër emër i njohur i skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike pritet të performojë në kryeqytet.

DJ i njohur Notre Dame do të “elektrizojë” Prishtina më 10 prill, me një performancë të shumëpritur në Gate Club.

Klubi më i madh në kryeqytet vazhdon të sjellë emra të rëndësishëm nga bota e muzikës elektronike, ndërsa kësaj radhe për herë të parë në Prishtinë do të zbarkojë Notre Dame, i cili njihet për performancat e tij në kryeqytete të ndryshme evropiane.

Artisti pritet të sjellë një atmosferë elektrizuese, duke ndërthurur në mënyrë unike ritmet “melodic house” dhe “techno”. Muzika e tij shpesh përshkruhet si një eksperiencë që krijon ndjesinë e një udhëtimi muzikor, jo vetëm një natë kërcimi, duke e bërë këtë event një nga më të veçantët e muajit.

Organizatorët ftojnë të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike që të mos e humbasin këtë mbrëmje më 10 prill në Gate Club, ndërsa biletat janë në dispozicion online përmes platformës rave-travel.com. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.