Author: korrektpress

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me numrin e lejeqëndrimeve të dhëna për shtetasit serbë në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka deklaruar se nga 1 janari deri më 30 qershor, mesatarisht rreth nëntë shtetas serbë në ditë kanë përfituar lejeqëndrim të përkohshëm në Kosovë.Sipas saj, shtetasit serbë përbëjnë nacionalitetin e dytë për nga numri i lejeqëndrimeve të përkohshme të përfituara, pas shtetasve turq.“Gjithashtu nacionaliteti serb prin i pari për lejeqëndrime të përhershme, me deri në 27 pranime në muaj”, ka shkruar Ymeri.Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje…

Read More

Gërmimet arkeologjike në Parkun e Apolonisë po sjellin të dhëna të reja mbi historinë dhe zhvillimin e një prej qyteteve më të rëndësishme antike në territorin e Shqipërisë.Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se gërmimi arkeologjik studimor po zhvillohet në kuadër të misionit shqiptaro-francez në Apoloni.Sipas Gonxhes, kërkimet po fokusohen në një prej monumenteve publike më të rëndësishme të qytetit antik.“Çdo shtresë e zbuluar përbën një dëshmi të çmuar për historinë, zhvillimin urban dhe jetën publike të Apolonisë”, ka shkruar ai.Përmes kërkimit shkencor dhe dokumentimit arkeologjik, synohet të rivlerësohet organizimi urbanistik i Apolonisë dhe funksioni…

Read More

Mijëra pushues dhe turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh, duke shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi të mëdha në qarkullim.Situata është bërë edhe më e rëndë për familjet, pasi në automjetet e mbetura në trafik ndodhen edhe fëmijë të vegjël.Qytetarët raportojnë se kanë qëndruar të bllokuar për rreth dy orë, pa mundur të lëvizin normalisht.Kolonat e trafikut shtrihen për kilometra të tëra, nga Rana e Hedhun deri në aksin Lezhë–Milot./RTSH – YouTube youtu.be

Read More

Organizatorët e Eurovisionit po shqyrtojnë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e votimit, me synimin për të kufizuar fushatat e organizuara që mund të ndikojnë në rezultatin e konkursit.Sipas propozimit të EBU-së (Unioni Evropian i Transmetuesve), votimi i publikut do të zhvillohej vetëm përmes internetit. Gjithashtu, shikuesit mund të detyrohen të votojnë për tre këngëtarë të preferuar, në vend që të përdorin të gjitha votat për një përfaqësues të vetëm. EurovisionÇështja e votimit u vu nën vëmendje të madhe pas Eurovisionit të vitit 2025, kur qeveria izraelite inkurajoi votuesit të përdornin numrin maksimal të votave për përfaqësuesen e saj, Yuval Raphael.…

Read More

Prishtina ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Ballkanit, duke e nisur mbraë sezonin e ri të Superligës së Kosovës.“Bardhëkaltërit” zhvilluan një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 4-2.Albin Krasniqi pas vetëm 10 minutave lojë shënoi një gol të bukur për ta kaluar Prishtinën në epërsi.I njëjti më pas dyfishoi epërsinë pas një tjetër aksioni të shpejtë, për të mos dështuar nga afërsia (19’).Ballkani pastaj dominoi për pak minuta dhe e gjeti golin përmes qendërsulmuesit Valentin Serebe, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë (24’).Sidoqoftë, Prishtina nuk lejoi befasi për ta rikthyer epërsinë e dyfishtë falë Assane…

Read More

Hajdutët kanë vjedhur katër vepra arti të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, me vlerë prej dhjetëra milionë eurosh, nga muzeu rajonal i qytetit të Mesinës, në Sicili.Mes veprave të vjedhura janë tre nga pesë panelet e mbijetuara të “Poliptikut të San Gregorios”, të realizuar në vitin 1473, si dhe një panel dypalësh që paraqet Virgjëreshën Mari dhe Krishtin”.Sipas mediave italiane, hajdutët hoqën të pesë panelet e poliptikut nga korniza, por dy prej tyre i lanë pas gjatë arratisjes. Paneli tjetër ishte hequr nga një vitrinë e blinduar.Vjedhja ndodhi ndërsa në qytet po zhvilloheshin festimet tradicionale të Ferragostos. Në atë…

Read More

Nga retinoli dhe acidi hialuronik te trajtimet dermatologjike, këto janë mënyrat që mund ta bëjnë lëkurën më të lëmuar dhe më të freskëtNëse në ballë, rreth syve ose mes vetullave kanë filluar të shfaqen vijat e para të holla, kjo nuk do të thotë se botoksi është e vetmja zgjidhje. Me kujdesin e duhur të lëkurës dhe, kur është e nevojshme, me trajtime profesionale, rrudhat mund të bëhen më pak të dukshme.Sigurisht, asnjë krem nuk mund ta “fshijë” një rrudhë të thellë brenda natës. Por hidratimi, mbrojtja nga dielli dhe përbërësit e zgjedhur me kujdes mund ta bëjnë lëkurën të…

Read More

Pas përfundimit të maturës shtetërore, maturantët tashmë janë para zgjedhjes së universitetit dhe drejtimit që do të studiojnë. Për vitin akademik 2026/2027, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka paraparë 1.360 vende për studentët e rinj. Sipas rektorit, Besnik Fetaji, për herë të parë, regjistrimi do të zhvillohet përmes një procesi të digjitalizuar, ndërsa aplikimi do të bëhet online. Për Universitetin “Nënë Tereza”, afati i parë i aplikimit është nga 24 deri më 26 gusht. Rezultatet publikohen më 28 gusht, ndërsa regjistrimi i kandidatëve të pranuar bëhet nga 1 deri më 4 shtator.“Prej sivjet kemi bë digjitalizimin komplet të universitetit dhe…

Read More

Gjykata Administrative Federale e Zvicrës ka konfirmuar vendimin për dëbimin e një shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi Zyra Federale e Policisë (Fedpol) e akuzon atë për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS). Ndaj tij është vendosur gjithashtu një ndalesë hyrjeje prej 20 vjetësh në Zvicër dhe në Principatën e Liechtensteinit. Sipas aktvendimit të gjykatës, masa e dëbimit konsiderohet proporcionale, duke hedhur poshtë ankesën e bërë nga 35-vjeçari.Zyra e Policisë Federale e kishte urdhëruar dëbimin e tij që në vitin 2022, me konstatimin se ai është i radikalizuar. Siç thuhet në vendimin e gjykatës, i dënuari kishte bërë…

Read More

Joao Cancelo është shumë pranë rikthimit te Barcelona, pasi klubi katalanas ka arritur marrëveshje me Al Hilal për ndërprerjen e kontratës së mbrojtësit portugez.Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja tashmë është e kryer, me Cancelo që do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë. Portugezi ka marrë autorizimin për të udhëtuar drejt Spanjës në fillim të javës së ardhshme, ndërsa transferimi pritet të finalizohet së shpejti.Cancelo kishte arritur marrëveshje personale me Barcelonën që në muajin qershor dhe tashmë është plotësisht i gatshëm për të nënshkruar kontratën e re me klubin katalanas. Gazetari Fernando Polo kishte raportuar gjithashtu se 32-vjeçari ishte i gatshëm…

Read More