KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump shqyrton një operacion me rrezik të lartë – nxjerrjen e materialit bërthamor nga Irani

Trump shqyrton një operacion me rrezik të lartë – nxjerrjen e materialit bërthamor nga Irani

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po shqyrton opsione për sigurimin ose nxjerrjen e materialeve bërthamore iraniane, raporton CBS News, duke cituar burime të njohura me diskutimet.

Planifikimi thuhet se ka përfshirë edhe mundësinë e dislokimit të forcave nga Komanda e Përbashkët për Operacione Speciale (JSOC), një njësi elitare që zakonisht merret me misione të ndjeshme kundër përhapjes së armëve bërthamore.

Megjithatë, thuhet se lideri amerikan ende nuk ka marrë një vendim nëse do të vazhdojë me një operacion të tillë, transmeton Telegrafi.

Sipas CBS, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se është përgjegjësi e Pentagonit të përgatisë opsione të mundshme, ndërsa një zëdhënës i Pentagonit nuk ka komentuar menjëherë këtë çështje.

Deri në fund të verës së kaluar, Irani kishte grumbulluar rreth 440 kilogram uranium të pasuruar deri në 60 për qind, sipas International Atomic Energy Agency, çka e vendos atë vetëm një hap teknik larg nivelit të nevojshëm për armë.

Besohet se pjesa më e madhe e këtij materiali ka mbetur e varrosur në objektet bërthamore të goditura gjatë operacioneve amerikane në luftën dymbëdhjetëditore.

Zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se nxjerrja e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë nga Irani mbetet në shqyrtim, ndërsa sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, më herët gjatë kësaj jave theksoi se kjo është “një opsion në tavolinë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.