KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çështja e provimit të jurisprudencës në shqip arrin deri në Uashington, AARC kërkon mbështetjen e SHBA-ve për studentët shqiptarë

Çështja e provimit të jurisprudencës në shqip arrin deri në Uashington, AARC kërkon mbështetjen e SHBA-ve për studentët shqiptarë

Problematika e moslejimit të dhënies së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, është diskutuar edhe me zyrtarët e Departamentit të Shtetit Amerikan në Uashington.

Kjo, pasi presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), Martin Vulaj dhe Vehbi Bajrami, botues i gazetës “Illyria” dhe anëtari më i ri i Bordit të AARC-së, kanë kërkuar mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare.

Ky diskutim vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të siguruar llogaridhënie dhe drejtësi të barabartë për shqiptarët në rajon.

Njoftimi i plotë nga AARC:

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) mbajti së fundmi një takim substancial, gati dy-orësh, me tre zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit për të diskutuar çështje urgjente shqiptare dhe interesat e gjera amerikane në Ballkan.
Në diskutim morën pjesë Andrew Caruso, i cili ka marrë përgjegjësinë për portofolin e Kosovës pas largimit të Anne Morrison, si dhe John Robbins dhe David Maher, të cilët mbulojnë përkatësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

AARC u përfaqësua nga Presidenti Martin Vulaj dhe Vehbi Bajrami, ish-Shef i Shërbimit në “Zërin e Amerikës” dhe anëtari më i ri i Bordit të AARC-së.

Ndër temat kryesore të diskutimit ishin shqetësimet e përbashkëta të sigurisë, rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe nevoja për një proces të udhëhequr nga SHBA-ja në dialogun me Serbinë, ku njohja reciproke të jetë objektivi qendror. U vlerësua gjithashtu progresi i SPAK-ut në Shqipëri dhe rëndësia e përmirësimit të klimës së investimeve.

Në mënyrë të veçantë, palët adresuan lëvizjen e vazhdueshme të studentëve të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke avokuar për të drejtën e të diplomuarve shqiptarë në drejtësi për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. AARC mbetet e përkushtuar për të siguruar që perspektivat shqiptare të përfaqësohen qartë në Uashington dhe që angazhimi i SHBA-së në rajon të vazhdojë të promovojë stabilitetin, llogaridhënien dhe prosperitetin afatgjatë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.