- Pse të investoni në Shëngjin?
- Si dronët po i ndryshojnë rregullat e lojës në luftën Ukrainë-Rusi?
- Selin për Rogertin: Nuk i kam shkuar mbrapa proceseve gjyqësore, nuk ka vend për të në jetën time
- Arsenali arriti finalen e Ligës së Kampionëve pa asnjë humbje – vetëm katër ekipe e kanë fituar këtë garë në këtë mënyrë në shekullin e 21-të
- Andonovski: Pres që Maqedonia të jetë vendi i parë që do të ketë roaming pa kosto shtesë me BE-në
- Marina e IRGC-së: Do të sigurohet kalim i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit
- Konjufca në Irlandë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE
- Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje
Author: korrektpress
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, sot e braktisi mbledhjen e Këshillit Ekonomik-Social, në të cilën në rend dite ishte paga minimale. Ai akuzoi se pushteti po përpiqet “nga dera e pasme” të përcaktojë harmonizimin e pagës minimale për rreth 1.600 denarë.“Është për të ardhur keq që Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat e tjera janë në të njëjtin qëndrim, e ai është që paga minimale vetëm të harmonizohet sipas ligjit dhe të mos rritet”, tha Trëndafilov.Ai paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë në mesin e marsit. “Fatkeqësisht, beteja vazhdon sërish në rrugë në mesin e marsit”, deklaroi Trëndafilov.…
Këto pamje nuk janë arkiv nga sezoni i kaluar veror. Por janë pamjet të plazhit në Vlorë në këtë fillim marsi, ku përveç atyre që bëjnë banjo dielli, nuk mungojnë as ata që lahen në det.Në fakt për këto sezoni nuk përfundon asnjëherë, pasi mjafton që të mos ketë reshje dhe besnikët e detit i gjen çdo ditë në ujë.Nuk mungojnë as të huajt që tashmë janë kthyer dhe rikthyer disa herë në Vlorë. Një turist i huaj thotë: “Unë vij nga Teksasi, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është hera e 10 që vij këtu. Më pëlqen më…
Në ambientet e Komunës së Malishevës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për projektin “Fuqizimi i grave sipërmarrëse në Kosovë”, ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha. Ky hap shënon fillimin e bashkëpunimit institucional për mbështetjen e grave në fushën e ndërmarrësisë.“Ky memorandum shënon fillimin e bashkëpunimit institucional për mbështetjen dhe avancimin e rolit të grave në fushën e ndërmarrësisë, me fokus në krijimin e mundësive të reja ekonomike, trajnime profesionale, mentorim dhe qasje në financim,” u tha në ceremoninë e nënshkrimit.Projekti do të zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – Preda Plus…
Retorika e vendeve që kufizohen me Kroacinë, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian ose të NATO-s dhe as nuk duan të jenë, është “shqetësuese”.Kështu, siç raportojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, ka thënë në Zagreb, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, duke e vënë theksin në Serbinë, e cila tha se tani ka “sisteme ofensive” serioze.“Retorika e vazhdueshme nga këto vende është shqetësuese. Sipas informacionit që kemi, Serbia aktualisht ka sisteme sulmuese serioze që janë jashtëzakonisht komplekse, të shtrenjta dhe kanë qenë në proces blerjeje për katër, pesë ose gjashtë vjet”, citohet të ketë thënë Anushiq në një konferencë…
Michael B. Jordan shkaktoi surprizën më të madhe të mbrëmjes në Actor Awards 2026, duke mposhtur Timothee Chalamet për çmimin e Aktorit më të Mirë në Rol Kryesor. Fitorja e tij u konsiderua e papritur, pasi Chalamet kishte triumfuar më herët në Critics Choice Awards dhe Golden Globe Awards.Ylli 39-vjeçar mbeti i përlotur dhe i habitur teksa mori trofeun, ndërsa Chalamet u ngrit në këmbë për ta duartrokitur, së bashku me Gwyneth Paltrow, shkruan DailyMail. Në momentin e shpalljes, nëna e aktorit, Donna Jordan, u pa e emocionuar dhe e tronditur nga gëzimi.Në fjalimin e tij, Jordan falënderoi nënën me…
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij do të jetë në një pozicion të pafavorshëm përpara përballjes me Real Madrid në Ligën e Kampionëve, për shkak të një orari të ngjeshur ndeshjesh.Konkretisht, Guardiola është i pakënaqur me kohën e caktuar për ndeshjen e FA Cup kundër Newcastle United.Sfida ndaj Newcastle është planifikuar për të shtunën në orën 21:00, ndërsa City do të udhëtojë drejt stadiumit Santiago Bernabeu të mërkurën, më 11 mars. Kjo do të thotë se anglezët do të kenë vetëm 94 orë në dispozicion mes dy ndeshjeve, një situatë që e ka zhgënjyer trajnerin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar nevojën për një kandidat që siguron 80 vota në Kuvend.“Po i vazhdojmë përpjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së. Gjithçka do të merret vesh, brendapak ditësh” tha Kurti. LIVE: Kurti dhe Abdixhiku në takim në Kuvend – a do të ketë dakordim për presidentin? Ky do…
Subaru për herë të parë ka filluar montimin e një automjeti elektrik për tregun global në fabrikën e vet në Japoni. Prodhimi i E-Outback ka filluar në Uzinën Subaru Yajima, në veri të Tokios.Deri më tani, modeli i vetëm plotësisht elektrik i markës – Subaru Solterra – është montuar në vendin e partnerit të zhvillimit në Toyota City, pranë Nagoyas.Nga gushti 2025 deri në janar 2026, fabrika u përmirësua për prodhimin e modelit të ri me bateri E-Outback. Tani, automjetet elektrike, motorët me benzinë dhe hibridet mund të montohen në të njëjtën linjë prodhimi.Modeli E-Outback u bë automjeti i tretë…
Nga dita e sotme deri më 30 prill do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinit. Kështu përfundon periudha që nisi më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe zgjati deri më 28 shkurt, gjatë së cilës u aplikua procedura e përshpejtuar e kalimit.Menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për rikthimin e kontrolleve, janë krijuar radhë të gjata automjetesh.Megjithatë, sipas udhëtarëve, kjo situatë është e mirëkuptuar dhe ata shprehen të ndërgjegjshëm për zbatimin e rregullave.Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, parashikon që kalimi me kontrolle të vijojë deri më…
Më 22 mars 2026 do të organizohet edicioni i pestë i garës tradicionale përkujtimore “Vrapimi i Marsit” – Izbica 147, aktivitet që mbahet në nderim të 99 martirëve të Masakrës së Izbicës dhe dëshmorëve të Komunës së Skenderaj.Kjo garë sportive tashmë është shndërruar në një aktivitet të rëndësishëm përkujtimor dhe sportiv, që bashkon vrapues nga mbarë Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora.Organizatorët kanë bërë të ditur se gara do të zhvillohet në dy disiplina: 10 kilometra dhe 21 kilometra, duke krijuar hapësirë pjesëmarrjeje si për vrapues elitarë, ashtu edhe për ata fillestar që duan të bëhen pjesë e këtij organizimi simbolik.Përmes…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari