Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50.
Tutje siç thuhet në raport, njëri nga ta ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rahovec / 05.05.2026 – 13:50. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale në mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë ka ardhur deri tek përleshja fizike dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar njëri prej te dyshuarve dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/