KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Lodhja e kafshëve bëhet virale – foto qesharake që kanë pushtuar rrjetet sociale

Lodhja e kafshëve bëhet virale – foto qesharake që kanë pushtuar rrjetet sociale

Një seri fotosh që po qarkullojnë në internet ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën, duke treguar momente komike të kafshëve të zëna nga gjumi në vendet më të pazakonta.

Në mbi 20 imazhe të publikuara, shihen kafshë shtëpiake dhe të tjera që kanë rënë në gjumë në pozicione të çuditshme dhe shpesh të pakëndshme, duke injoruar plotësisht çdo logjikë të rehatisë.

Disa prej tyre janë fotografuar mbi objekte, në kënde të papritura apo në situata që duken krejtësisht të pamundura për të fjetur.

Sipas përdoruesve që i kanë shpërndarë, këto momente tregojnë se lodhja ndonjëherë mund të jetë më e fortë se çdo rrethanë tjetër, duke bërë që kafshët të flenë aty ku ndodhen në atë moment.

Fotot janë bërë shpejt virale, duke sjellë reagime të shumta dhe humor në rrjetet sociale, ku përdoruesit i kanë cilësuar si “dëshmi perfekte se gjumi nuk njeh kufij”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.