Author: korrektpress

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, Bashkia Fier. Një 36-vjeçar i identifikuar si H.Duraj , ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore.Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se 36-vjeçari kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Në ato momente, mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar plagë fatale dhe vdekje të menjëhershme.Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët ishin shqetësuar pasi ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ata kanë njoftuar menjëherë…

Read More

Turizmi përbën 22% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri, duke e bërë ekonominë e vendit tonë të ndjeshme ndaj këtij sektori. Sipas të dhënave të publikuara nga Visual Capitalist, të cilat bazohen në statistikat e Organizatës Botërore të Turizmit dhe të FMN-së, Shqipëria renditet pas Maltës dhe para Malit të Zi për të ardhurat nga turizmi. Në rang botëror, vendi renditet i 16-ti për varësinë nga ky sektor.Bazuar në të dhënat e INSTAT, Shqipëria ka shënuar një bum turistik vitet e fundit, me hyrjet e turistëve të huaj që i kaluan 12 milionë në vitin 2025. Ardhja e…

Read More

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, ka njoftuar mediumi ku punon.Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. “Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit…

Read More

Ministria e Mbrojtjes e Katarit thotë se forcat e saj ajrore “kanë rrëzuar me sukses” dy aeroplanë luftarakë që vinin nga Irani.Sistemet detare dhe të mbrojtjes ajrore gjithashtu kanë rrëzuar shtatë raketa balistike dhe kanë kapur pesë dronë iranianë, tha ministria në një deklaratë.”Kërcënimi u trajtua menjëherë pas zbulimit, në përputhje me planin operativ, pasi të gjitha raketat u qëlluan para se të arrinin objektivat e tyre”, tha ajo.Ajo pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar dy aeroplanë SU24 të prodhuar në Rusi nga Irani.Gjithashtu “i nxit qytetarët, banorët dhe vizitorët të qëndrojnë të qetë”. /Telegrafi/pic.twitter.com/BMQysv6o8C— وزارة الدفاع – دولة…

Read More

Izraeli zhvendosi aeroplanin e tij zyrtar qeveritar në Gjermani për arsye sigurie gjatë fundjavës, ka konfirmuar Stefan Kornelius, zëdhënësi i kancelarit gjerman Friedrich Merz.Në konferencën për media në Berlin, Kornelius tha se asnjë zyrtar qeveritar izraelit nuk ishte në aeroplan kur ai mbërriti në aeroportin e Berlinit të shtunën.”Qeveria izraelite pyeti nëse mund ta parkonin këtë aeroplan këtu. Ne ishim të lumtur ta plotësonim këtë kërkesë”, tha ai duke shtuar se vetëm ekuipazhi i fluturimit ishte i pranishëm kur avioni mbërriti në Berlin.Aeroplani, i njohur si “Wing of Zion”, u nis nga Izraeli të shtunën, duke shkaktuar spekulime në rrjete…

Read More

Një nënë me një fëmijë në krahë është hedhur sot rreth orës 14:00 nga një ndërtesë në Karposh, ku si pasojë të dy kanë humbur jetën në vendngjarje.“Sot (02.03.2026), rreth orës 14:15, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit nga ballkoni i një ndërtese janë hedhur një person i gjinisë femërore dhe një fëmijë i mitur, të cilët kanë ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë”, thonë nga MPB për “TV21”.Ekipet policore ndodhen në terren dhe po zhvillojnë hetime, pas të cilave pritet të përcaktohet identiteti i viktimave. Nga Prokuroria konfirmojnë se është duke…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron urdhëroi një rritje të rezervave të kokave bërthamore të vendit dhe u zotua se nuk do të tërhiqej nëse kërcënoheshin “interesat jetësore” të vendit, në një fjalim historik nga një bazë nëndetësesh me raketa balistike në Francën veriperëndimore.”Kam urdhëruar një rritje të numrit të kokave bërthamore në arsenalin tonë. Nuk do ta zbulojmë më madhësinë e arsenalit tonë bërthamor, ndryshe nga e kaluara”, tha presidenti francez, transmeton Telegrafi.”Nuk do të hezitoj kurrë të marr vendimet që janë thelbësore për të mbrojtur interesat tona jetësore. Nëse do të përdornim arsenalin tonë, asnjë shtet nuk mund ta shmangte…

Read More

Një debat ka ndodhur së fundmi mes Mateos dhe Mirit gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.Mateo i është drejtuar Mirit që ‘nuk i ka ngelur gjë në lojë, vetëm të thotë që është i dashuruar me Selin’.Ndërkohë, Miri i është kthyer Mateos duke përmendur pëlqimin e tij me Brikenën. “Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate”, i tha Miri – Mateos.Pjesë nga diskutimi mes tyre:Mateo: O sa ke rënë ti edhe sa do biesh akoma, të ra edhe Selin dje, të ka ngelur vetëm të thuash unë jam i dashuruar.Miri: Ma ke thënë ti…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar për Dukagjinin se Kosova është në proces të përgatitjeve për dërgimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, një mision i autorizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara mbi bazën e Rezolutës 2803.Fillimisht dërgimi i trupave u bë i ditur në takimin e themelimit të Bordit të Paqes nga gjenerali amerikan Jasper Jeffers, i cili ka bërë të ditur se Kosova është ndër shtetet që ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kontribuar në këtë mision shumëkombësh, së bashku me dhjetëra vende të tjera…

Read More

Pesë ditë e pesë netë muzikë e pandërprerë në parajsën e paprekur të Shëngjin po bëhet edhe më e mirë.Festivali UNUM vazhdon të rritet për edicionin e tij 2026 me njoftimin e linjës së shumëpritur ‘Faza 2’, duke konsoliduar më tej pozicionin e tij si një nga datat më të rëndësishme në kalendarin global të muzikës elektronike dhe duke u bazuar në suksesin e tij në ‘DJ Awards’, ku u shpall Festivali më i Mirë Global 2025.Artistët e sapo njoftuar përfshijnë Arapu, Ageless, Cap, DJ Tennis, Franco Cinelli, Gerd Janson, Prospa, Doudou MD, dhe Mateo Dufour dhe Isaac Carter, duke…

Read More