KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Nis plazhi në Vlorë, jo vetëm rreze dielli – por edhe zhytje në det

Nis plazhi në Vlorë, jo vetëm rreze dielli – por edhe zhytje në det

Këto pamje nuk janë arkiv nga sezoni i kaluar veror. Por janë pamjet të plazhit në Vlorë në këtë fillim marsi, ku përveç atyre që bëjnë banjo dielli, nuk mungojnë as ata që lahen në det.

Në fakt për këto sezoni nuk përfundon asnjëherë, pasi mjafton që të mos ketë reshje dhe besnikët e detit i gjen çdo ditë në ujë.

Nuk mungojnë as të huajt që tashmë janë kthyer dhe rikthyer disa herë në Vlorë. Një turist i huaj thotë: “Unë vij nga Teksasi, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është hera e 10 që vij këtu. Më pëlqen më shumë ushqimi, njerëzit dhe natyrisht ky deti që është i mrekullueshëm. Deti është pak i ftohtë por shumë i mirë për mua, unë notoj çdo ditë madje edhe kur ka shi. Kam qenë kudo në Shqipëri, nga Thethi në Sarandë. Të them të drejtën Vlora më pëlqen shumë. Sigurisht që do të kthehem këtu sërish”.

Temperaturat në rritje dhe ditët me diell premtojnë një shtim të fluskit të vizitorëve vendas dhe të huaj përgjatë bregdetit të Vlorës. (A2 Televizion)


– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.