KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Si dronët po i ndryshojnë rregullat e lojës në luftën Ukrainë-Rusi?

Si dronët po i ndryshojnë rregullat e lojës në luftën Ukrainë-Rusi?

Gjenerali turk në pension, Ergin Saygun, ka theksuar se zhvillimet e fundit në fushën e betejës po tregojnë një transformim rrënjësor të luftës moderne, duke marrë si shembull luftën në Ukrainë.

Sipas tij, megjithëse Ukraina nuk disponon një marinë të fuqishme, ajo ka arritur të shkatërrojë rreth 30 për qind të flotës ruse të Detit të Zi përmes përdorimit të mjeteve pa pilot dhe raketave. Ndër objektivat e goditura ishte edhe anija me flamur rus.

Gjenerali Saygun theksoi se ky është një tregues i qartë i ndryshimit të natyrës së luftës. Vetëm gjatë një muaji në konfliktin mes Rusi dhe Ukrainës, numri i dronëve të përdorur ka arritur në 120 mijë, ndërsa kapaciteti vjetor i prodhimit të dronëve në Ukrainë vlerësohet midis 5 dhe 7 milionë njësi.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mbrojtjen ndaj këtij kërcënimi në rritje.

“Nuk mund të përdorësh raketa Patriot missile system për çdo dron,” theksoi ai, duke nënvizuar nevojën për alternativa më efikase.

Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian po punon për ndërtimin e një “mburoje elektronike” kundër raketave dhe dronëve rusë, duke synuar neutralizimin e tyre përmes mjeteve elektronike.

Ekspertët vlerësojnë se zhvillimet teknologjike po e zhvendosin fokusin nga armët tradicionale drejt sistemeve autonome dhe luftës elektronike, duke riformësuar strategjitë ushtarake në shkallë globale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.