- Një strategji e thjeshtë për kontrollin e peshës pa dieta të rrepta
- Një strategji e thjeshtë për kontrollin e peshës pa dieta të rrepta
- Një valë masive ‘megatsunami’ e krijuar në Alaska thuhet se është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë
- Një valë masive ‘megatsunami’ e krijuar në Alaska thuhet se është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë
- Fundi i një epoke: Episodi i fundit i “Friends” u transmetua si sot 22 vjet më parë
- Fundi i një epoke: Episodi i fundit i “Friends” u transmetua si sot 22 vjet më parë
- Mos e kërkoni identitetin në kulturën e huaj
- Kastrioti finalisti i parë i playoff-it në Superligën e hendbollit
Author: korrektpress
Forcat ruse sulmuan zonën banimi të Kostyantynivka në rajonin e Donteskut duke përdorur municion fosforik, pas së cilës ndodhi edhe një sulm me bombën ajrore FAB-1500, me peshë 1500 kilogramë.Rreth sulmit raportoi Brigada e 28-të e Mekanizuar e Forcave të Armatosura të Ukrainës, e cila publikoi edhe një video të ngjarjes, shkruan Euromaidan Press.Video u regjistrua nga operatorët e dronëve të njësisë R.V. të Batalionit të 3-të Mekanizuar. Në të shihet se si forcat ruse bombardojnë pjesën banimi të qytetit me municion fosforik, armë e cila është reptësisht e ndaluar kundër civilëve sipas së drejtës ndërkombëtare. Menjëherë pas kësaj, e…
Komuna e Gjakova ka njoftuar se, bazuar në informacionet e pranuara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, i cili ishte marrë gjatë luftës nga forcat serbe dhe prej atëherë nuk dihej për fatin e tij.Sipas njoftimit, Dylhasi do të rivarroset nesër në Kompleksin Memorial në Çabrat.Komuna ka bërë të ditur se Myrteza Dylhasi, më 27 mars 1999, ishte marrë nga forcat serbe së bashku me babanë e tij, Skënder Dylhasi, gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjë të familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga. Ata ishin marrë nga…
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Atletico Madridit, duke rikthyer shpresat për një përmbysje të madhe pas humbjes së thellë 4-0 në ndeshjen e parë.Takimi nisi me ritëm të lartë, por Barcelona mori kontrollin gradualisht. Në minutën e 13-të, Jules Kounde u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, ndërsa në vend të tij u aktivizua Alejandro Balde.Raphinha paralajmëroi që herët në minutën e 14-të me një goditje të fortë që kaloi ngushtë pranë shtyllës së majtë.Në minutën e 29-të erdhi shpërthimi i parë i madh në…
Gazetari Rogert Sterkaj ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania.Largimi i tij erdhi pas një debati të fortë në spektaklin e mbrëmjes, ku opinionistja Monika Kryemadhi i bëri disa komente kritike lidhur me sjelljen e tij gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Ajo e qortoi për gjuhën dhe qëndrimet që, sipas saj, kishin kaluar kufijtë. Gjatë ditëve të fundit, Rogerti kishte ofenduar disa nga banorët, përfshirë Gretën, Selin dhe Mateon, duke u drejtuar atyre me komente dhe pyetje të konsideruara fyese. Këto situata kishin shkaktuar tensione të shumta brenda shtëpisë dhe reagime edhe nga publiku në rrjetet sociale.Pas komenteve…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se misioni paqeruajtës në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij”.Duke folur për rolin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të aleancës, gjatë vizitës së sotshme në Shkup, Rutte tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n.Ai falënderoi Shkupin zyrtar për kontributin në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se ky mision “vazhdon të luajë rol themelor në mbështetje të sigurisë së…
Mbrojtësi nga Kosova, David Domgjoni, i cili luan në Izrael te ekipi elitar Hapoel Jerusalem, ka folur për situatën në këtë vend, ku futbolli tashmë është pezulluar pas përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.Domgjoni, sikurse edhe Emir Sahiti, po e vazhdon karrierën në Izrael, vend që prej kohësh është përballur me tensione, ndërsa futbolli kishte vazhduar deri në zhvillimet e fundit.Në një bisedë të shkurtër për Telegrafin, Domgjoni ka bërë të ditur se të mërkurën do të largohet nga Izraeli, ku aktualisht është bashku me familjen e tij. “Situata sot është më e qetë këtu ku jam unë. Në…
Një nënë ka nxitur diskutime në internet pasi zbuloi se si vesh vajzën e saj – dhe reagimet janë të ndara.Hannah Morgan (27) nuk vesh vajzën e saj dyvjeçare me asgjë që ajo vetë nuk do ta vishte.Ajo shpjegon se kur zgjedh rroba për vajzën e saj, nuk merr çdo gjë që i duket “e bukur apo me motive të ëmbla”. Morgan tha që nuk e sheh rregullin si të rreptë, por thjesht mënyrën si mendon kur blen “nëse unë nuk do ta vishja – nuk do ta blija për të”. Megjithatë, ajo pranon që ka përjashtime të vogla. @han.morgan…
Google po përgatit ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si shfaq rezultatet e kërkimit për përdoruesit në Evropë.Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të përputhet me rregullat strikte të antimonopolizmit të Bashkimit Evropian dhe të shmangë gjobat potenciale që mund të arrijnë miliarda dollarë.Sipas portalit TechSpot, duke u bazuar te burime të afërta me kompaninë, Google së shpejti do të nisë testimin e formateve të reja të paraqitjes së rezultateve që do t’i japin më shumë dukshmëri shërbimeve konkurruese.Kjo ndryshon kryesisht mënyrën se si shfaqen rezultatet për kategori si rezervimet e hotelit, fluturimet dhe restorantet.Kjo lëvizje është përgjigje direkte ndaj Ligjit…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, “nëse është e nevojshme”.“Me efekt të menjëhershëm, kam urdhëruar Korporatën Amerikane për Financimin e Zhvillimit (DFC) që të ofrojë, me kushte shumë të arsyeshme, sigurim ndaj rrezikut politik dhe garanci për sigurinë financiare të gjithë tregtisë detare – veçanërisht të energjisë – që kalon përmes Gjirit. Kjo mbështetje do të jetë e disponueshme për të gjitha kompanitë e transportit detar”, shkroi ai në Truth Social.“Nëse do të jetë e nevojshme, Marina e Shteteve të Bashkuara do…
Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njofton se, duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë, informon publikun se në koordinim me autoritetet në EBA, po punohet aktivisht për të finalizuar detajet në lidhje me organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e qytetarëve maqedonas.”U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të interesuar për evakuim dhe nuk janë regjistruar ende, të regjistrohen sa më shpejt të jetë e mundur në kontaktet e mëposhtme: Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi Telefon: +971 56 441 7532, Email: abudabi@mfa.gov.mk Siguria e qytetarëve maqedonas mbetet përparësia jonë më…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari