KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të interesuar për evakuim duhet të regjistrohen në ambasadën në Abu Dhabi

Të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të interesuar për evakuim duhet të regjistrohen në ambasadën në Abu Dhabi

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njofton se, duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë, informon publikun se në koordinim me autoritetet në EBA, po punohet aktivisht për të finalizuar detajet në lidhje me organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e qytetarëve maqedonas.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të interesuar për evakuim dhe nuk janë regjistruar ende, të regjistrohen sa më shpejt të jetë e mundur në kontaktet e mëposhtme: Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi Telefon: +971 56 441 7532, Email: abudabi@mfa.gov.mk Siguria e qytetarëve maqedonas mbetet përparësia jonë më e lartë.

Personat e regjistruar do të informohen në kohën e duhur për të gjitha hapat dhe kushtet e mëtejshme për zbatimin e sigurt të evakuimit”, thuhet në deklaratë.

Mbi 400 persona në Lindjen e Mesme kanë kontaktuar ambasadat e RMV-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.