KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit, rivarroset nesër në Çabrat

Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit, rivarroset nesër në Çabrat

Komuna e Gjakova ka njoftuar se, bazuar në informacionet e pranuara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, i cili ishte marrë gjatë luftës nga forcat serbe dhe prej atëherë nuk dihej për fatin e tij.

Sipas njoftimit, Dylhasi do të rivarroset nesër në Kompleksin Memorial në Çabrat.

Komuna ka bërë të ditur se Myrteza Dylhasi, më 27 mars 1999, ishte marrë nga forcat serbe së bashku me babanë e tij, Skënder Dylhasi, gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjë të familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga. Ata ishin marrë nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë.

“Ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të mbahen nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë. Varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat. Më 27 mars 1999, tani i ndjeri Myrteza, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Identifikimi i mbetjeve mortore vjen pas më shumë se dy dekadash pritje për familjen Dylhasi, ndërsa institucionet vazhdojnë procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.