KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kastrioti finalisti i parë i playoff-it në Superligën e hendbollit

Kastrioti finalisti i parë i playoff-it në Superligën e hendbollit

Skuadra e Kastriotit ka siguruar një vend në finale të playoff-it të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj, pasi ka eliminuar Vëllaznimin e Gjakovës me dy fitore bindëse në gjysmëfinale.

Pas triumfit në ndeshjen e parë në Ferizaj me rezultat 41:27, ferizajasit e konfirmuan kualifikimin të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku fituan me rezultat 43:34.

Figura kryesore e ndeshjes së dytë ishte Yassine Henahen, i cili realizoi dhjetë gola për Kastriotin.

Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Festim Mustafa me shtatë gola dhe Felippe Teixeira me gjashtë realizime.

Në anën tjetër, për Vëllaznimin u dallua Ardi Halili me 13 gola, ndërsa Florian Rexha shtoi tetë të tjerë.

Pas ndeshjes, nga kampi i Kastriotit u vlerësua paraqitja e skuadrës dhe arritja në finale, duke theksuar se ekipi po kalon një formë shumë të mirë në momentet vendimtare të sezonit.

Kastrioti, që këtë edicion ka fituar edhe Kupën e Kosovës, e kishte mbyllur stinorin e rregullt në vendin e parë, duke konfirmuar dominimin edhe në playoff.

Në finalen e madhe, Kastrioti do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Rahovecit dhe Besa Famgasit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.