KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Evropa po ndryshon rregullat – Google fut ndryshime në kërkim

Evropa po ndryshon rregullat – Google fut ndryshime në kërkim

Google po përgatit ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si shfaq rezultatet e kërkimit për përdoruesit në Evropë.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të përputhet me rregullat strikte të antimonopolizmit të Bashkimit Evropian dhe të shmangë gjobat potenciale që mund të arrijnë miliarda dollarë.

Sipas portalit TechSpot, duke u bazuar te burime të afërta me kompaninë, Google së shpejti do të nisë testimin e formateve të reja të paraqitjes së rezultateve që do t’i japin më shumë dukshmëri shërbimeve konkurruese.

Kjo ndryshon kryesisht mënyrën se si shfaqen rezultatet për kategori si rezervimet e hotelit, fluturimet dhe restorantet.

Kjo lëvizje është përgjigje direkte ndaj Ligjit të Tregjeve Digjitale (Digital Markets Act – DMA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar. Autoritetet në Bruksel e akuzojnë Google se favorizon në mënyrë të padrejtë shërbimet e veta në rezultatet e kërkimit, duke kufizuar ekspozimin ndaj platformave të tjera që bëjnë krahasime çmimesh dhe rezervime.

Në testimin e ardhshëm, Google do të shfaqë automatikisht motorët konkurrues të kërkimit me renditje të lartë bashkë me rezultatet e veta, në vend që t’i fusë në fund të faqes. Për shembull, kur një përdorues kërkon „hotel në Paris“ apo „fluturime për Berlin“, versioni i ri i faqes do të theksojë platforma konkurruese në krye të rezultateve.

Testimi do të zhvillohet në faza në mbarë Evropën, duke filluar me kërkimet për akomodim dhe më pas duke u zgjeruar edhe tek fluturimet, restorantet dhe kategori të tjera. Megjithëse detajet teknike dhe koha e saktë e zbatimit ende nuk janë bërë publike, është e qartë se Google po përpiqet të parandalojë sanksionet e reja.

Mosrespektimi i rregullave të DMA-së mund të nënkuptojë një rrezik të madh financiar — gjobat për shkelje mund të arrijnë deri në 10 për qind të të ardhurave totale vjetore të kompanisë në nivel global.

Që nga viti 2017, Google ka paguar rreth 9,7 miliardë euro gjoba në BE për shkelje të ndryshme të rregullave antimonopoliste. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.