- OSBE kërkon profesionalizëm dhe pavarësi politike për organet drejtuese të RTK-së dhe KPM-së
- Ndalohen 18 shoferë brenda një dite, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit
- Kosova prezanton prioritetet ekonomike në forumin ndërkombëtar në Zvicër
- Rubio takohet me Papën
- Cara Delevingne befason me deklaratën: Burrat nuk dinin si t’i kënaqnin gratëe tyre, kështu që e bëra unë
- Ylli i Chelseat tundohet nga ideja për t’u transferuar te Barcelona – ai ka biseduar edhe me Raphinhan
- Banka Popullore: Ekonomia e vendit këtë vit do të ketë rritje prej 3.5%
- Nisin renovimet në QMF dhe AMF në Komunën e Klinës
Author: korrektpress
Aktorja Nicole Kidman ka zbuluar nëse dy vajzat e saj një ditë mund të shfaqen në ekran me të.Kidman u pyet në një intervistë për People nëse ekzistonte mundësia që vajzat e saj, 17-vjeçarja Sunday Rose dhe 14-vjeçarja Faith Margaret, të ndiqnin hapat e nënës së tyre në aktrim dhe të shfaqeshin në ekran me të.”Dua të them, nuk mund të përgjigjem për ta. Ajo që të gjithë dimë për fëmijët dhe kur ata bëhen gra të reja, mos u përgjigjni për ta. Mos u tregoni atyre se kush janë ose çfarë janë. Ato janë aty për t’ju thënë se…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se Kuba po përjeton një krizë të thellë ekonomike dhe se ndryshimet politike në ishull është e mundur të ndodhin në një të ardhme të afërt.Donald Trump për Politico nënvizoi se administrata amerikane ka shtuar presionin ndaj Kubës, përfshirë shtrëngimin e sanksioneve dhe kufizimeve në furnizimet me burime energjetike.Faktori kyç, sipas tij, ka qenë kriza ekonomike, e përkeqësuar nga ndalimi i furnizimeve me naftë nga Venezuela, duke shkaktuar probleme serioze me karburantin dhe energjinë në vend. Zhvillimet e fundit nga përplasjet ushtarake në Lindjen e Mesme Trump tha se kjo situatë ka ndodhur për…
Kryetarja e Partisë Liberal-Demokrate dhe deputetja Monika Zajkova, me mbështetjen e një grupi deputetësh, sot në Kuvend dorëzoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje. Përveç kësaj, Zajkova paraqiti edhe kërkesë për mbajtjen e një seance të Komisionit parlamentar për Mundësi të Barabarta mes Burrave dhe Grave.“Sot përsëri e dorëzojmë Ligjin për byzylykun elektronik, i cili mundëson mbrojtje shtesë për viktimën, përveç denoncimit të saj, duke siguruar alarm për viktimën nëse kryesi ndodhet në afërsi të saj të drejtpërdrejtë. Mjaft më me heshtjen e sistemit, mjaft kemi folur për gratë…
Lamine Yamal prej kohësh është konsideruar si e ardhmja e Barcelonës, por veprimet e tij pas eliminimit të së martës në Kupën e Mbretit tregojnë se 18-vjeçari tashmë është një lider i vërtetë edhe në të tashmen.Pavarësisht një fitoreje prej 3-0 në ‘Spotify Camp Nou’, skuadra blaugrana u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4-3 nga Atlético Madrid, që tregoi një paraqitje shumë të disiplinuar.Ndërsa shumë lojtarë do të preferonin të qëndronin në heshtje pas një eliminimi kaq të dhimbshëm, Yamal përdori rrjetet sociale për të siguruar që lidhja mes skuadrës dhe tifozëve të mbetej e fortë.Pas vërshëllimës së fundit, ai…
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka pësuar humbjen e tretë në fazën e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026, pasi u mposht nga Finlanda me rezultat 23:21 në ndeshjen e zhvilluar në Vantaa.“Dardanet” e nisën mirë takimin dhe pas nëntë minutash lojë kishin epërsi 4:3. Megjithatë, vendaset arritën të marrin kontrollin e lojës dhe pjesa e parë përfundoi me rezultatin 14:10 në favor të Finlandës.Kosova tentoi të rikthehej në pjesën e dytë dhe në disa momente e ngushtoi diferencën, duke iu afruar në dy gola tetë minuta para përfundimit të takimit. Megjithatë, përkundër përpjekjeve, përfaqësuesja…
Me 6 vota për dhe 2 kundër, Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar amendamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që kreu i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Procesi nuk kaloi pa debate të forta ndërmjet anëtarëve të komisionit.Deputeti i LVV-së, Adnan Abrashi, tha se tani janë krijuar rrethanat për të proceduar këtë proces. “Pyetja më e rëndësishme që të gjithë e shtrojmë sot është kjo: A duhet qytetarët e Kosovës të kenë të drejtën për ta zgjedhur presidentin e tyre me votë të drejtpërdrejt? Nëse po, ne si deputetë duhet ta…
Rodri është në krye të planeve të Real Madridit për afatin kalimtar të verës që po afrohet. Klubi madrilen e konsideron prioritet afrimin e një mesfushori që sjell kontroll, autoritet dhe lidership në mesin e fushës. Megjithatë, operacioni është larg të qenit i thjeshtë. Ekzistojnë disa paqartësi që mund të ndryshojnë rrjedhën e situatës dhe ta detyrojnë drejtuesit sportivë të eksplorojnë alternativa të tjera.Pikëpyetja kryesore lidhet me gjendjen e tij fizike. Pas disa dëmtimeve afatgjata në muajt e fundit, forma e menjëhershme e reprezentuesit spanjoll ngre njëfarë shqetësimi.Real Madridi e vlerëson cilësinë e tij të padiskutueshme, por është gjithashtu i…
Edhe anëtari tjetër nga LVV, Adnan Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e përcaktuara.“Krejt çfarë ka mbetur kjo punë pa u materializuar ka qenë vota në Kuvendin e Kosovës. Tash janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë punë. Krejt kjo që po e diskutoni konsideroj nuk është e rëndësishme. Pyetja më e rëndësishme që të gjithë e shtrojmë sot është kjo: A do të duhej që qytetarët e Republikës së Kosovës si sovran i këtij vendi ta kenë të drejtën për ta zgjedhur presidentin e tyre me votë…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se ka koordinuar plotësisht procesin e evakuimit të shtetasve të Maqedonisë nga Izraeli, të cilët pasditen e sotme u nisën nga Sharm el-Sheikh drejt Shkupit me avionin qeveritar.Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një proces që kërkoi angazhim serioz të përfaqësive diplomatiko-konsullore, respektim të rreptë të procedurave të sigurisë dhe koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve kompetente.Nga Ministria bëjnë të ditur gjithashtu se është përmbyllur procedura për lidhjen e një kontrate me një kompani, e cila pritet që në ditët në vijim të fillojë realizimin e fluturimeve për evakuimin e shtetasve të…
Rikthimi i diskutimit për zgjedhjen direkte të presidentit të Kosovës u bë aktual pasditen e të enjtes, kur Vjosa Osmani procedoi në Kuvendi i Kosovës një paketë amendamentesh kushtetuese që synojnë që kreu i shtetit të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët. Kjo nismë i riktheu në vëmendje amendamentet e vitit 2012, kur një komision i formuar nga Kuvendi kishte propozuar ndryshime të Kushtetutës për t’u vlerësuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës nëse ato pakësonin të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë.Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2012, propozimi që presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari