KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Nicole Kidman flet për vajzat nëse do të ndjekin hapat e saj: Do të doja shumë t’i kisha me vete gjatë gjithë kohës

Nicole Kidman flet për vajzat nëse do të ndjekin hapat e saj: Do të doja shumë t’i kisha me vete gjatë gjithë kohës

Aktorja Nicole Kidman ka zbuluar nëse dy vajzat e saj një ditë mund të shfaqen në ekran me të.

Kidman u pyet në një intervistë për People nëse ekzistonte mundësia që vajzat e saj, 17-vjeçarja Sunday Rose dhe 14-vjeçarja Faith Margaret, të ndiqnin hapat e nënës së tyre në aktrim dhe të shfaqeshin në ekran me të.

“Dua të them, nuk mund të përgjigjem për ta. Ajo që të gjithë dimë për fëmijët dhe kur ata bëhen gra të reja, mos u përgjigjni për ta. Mos u tregoni atyre se kush janë ose çfarë janë. Ato janë aty për t’ju thënë se kush janë dhe për këtë arsye duhet t’i pyesni”, tha ajo.

Nicole Kidman

Megjithatë, pranoi se do të donte që fëmijët e saj të ishin pranë saj sa më shpesh të ishte e mundur ndërsa punon.

“Do të doja shumë t’i kisha me vete gjatë gjithë kohës. Ata gjithmonë thonë, ‘Mami, mami. Nuk mund ta kesh këtë’. Por a do të më interesonte kjo? Sigurisht. Unë thjesht dua t’i kem me vete. Ata janë pjesë e imja dhe janë dashuritë e mia”, shtoi aktorja.

Kidman ka dy vajza me ish-bashkëshortin Keith Urban.

Ajo gjithashtu ka një vajzë, Isabella dhe një djalë, Connor me ish-bashkëshortin Tom Cruise. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.