Author: korrektpress

Sipas një analize të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) e publikuar të enjten, 100 orët e para të fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit vlerësohet se kanë kushtuar 3.7 miliardë dollarë – më shumë se 890 milionë dollarë në ditë.Më pak se 200 milionë dollarë nga kjo shifër totale janë kosto operative që tashmë përfshihen në buxhetin e Pentagonit. Ndërkohë, pjesa tjetër prej 3.54 miliardë dollarësh e kostos së parashikuar “me shumë gjasa do të kërkojë fonde shtesë nga Departamenti i Mbrojtjes (DoD), qoftë përmes një kërkese suplementare ose një projektligji tjetër për pajtim”, thanë analistët…

Read More

Bashkimi ka shënuar fitore në xhiron e 22-të të ligës, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultatin 90-79. Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, dhe ky sukses i mundësoi Bashkimit të ruajë vendin e dytë në tabelë.Pjesa e parë ishte e barabartë, me prizrenasit që fituan vetëm me një pikë epërsi, 37-36. Diferenca vendimtare u krijua në çerekun e tretë, që përfundoi 24-13 në favor të Bashkimit, duke i dhënë një avantazh të qëndrueshëm për pjesën e fundit të ndeshjes.Në këtë fitore spikati Dequon Lake, i cili regjistroi një double-double me 17 pikë dhe 11 kërcime.…

Read More

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg, ku një automjet me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi disa metra anës rrugës.Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit, Besart Cecelia, 48 vjeç, ka shpëtuar pa pasoja.Cecelia që është trajner i Basanias në Kategorinë e Dytë ka treguar momentin e aksidentit për Telegrafin, duke thënë se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi. “Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë, te Basania…

Read More

Sezoni i 77-të i Formula 1 fillon më 8 mars 2026 në Melbourne, duke shënuar një epokë të re me ndryshime të mëdha: makina të reja, njësitë e reja të fuqisë, skuadra të reja dhe rikthim i disa veteranëve të sportit.Pas një përfundimi dramatik të sezonit 2025, ku Lando Norris, Oscar Piastri dhe Max Verstappen luftuan deri në garën e fundit për titullin e Kampionit Botëror, Formula 1 rikthehet me 24 gara të planifikuara dhe me një spektakël të rinovuar.Rregullat e reja për sezonin 2026- FIA (Federation Internationale de l’Automobile) konfirmoi ndryshime të shumta në qershor 2024, duke përfshirë:- Makina…

Read More

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri foli pas seancës për amandamentet e Presidentit, ku AAK-ja nuk mori pjesë.Ai tha se kjo seancë është thirrur për të bërë një improvizim dhe siç tha, për të shpërndarë mjegull tek qytetarët.“U thirr për të bërë një improvizim, u shfrytëzua për të bërë disa deklarata politike, gjoja për të ndërruar Kushtetutën, proces ky i cili s’mund të ndodh në pikë të natës dhe nuk mund të ndodh në rrethana kur nuk ka diskutim paraprak. Pamë një improvizim të skajshëm, një tendencë për të shpërndarë një mjegull tek qytetarët e Kosovës”, tha…

Read More

Sot, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për ndërtimin dhe Ligjin për tokën ndërtimore, të propozuara nga Ministria e Transportit, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.Me ndryshimet në Ligjin për tokën ndërtimore, për herë të parë do të mundësohet një pamje e qartë e gjithë infrastrukturës linjore në vend, si kabujt optikë, rrjeti telekomunikacioni, sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, rrjetet e gazit dhe naftës. Parashikohet që kjo infrastrukturë të regjistrohet në Regjistrin e ndërtimeve infrastrukturore pranë Agjencisë për kadastrën e pasurive të paluajtshme, me qëllim të vendosjes së një rregulli më të madh në infrastrukturën…

Read More

Amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashikonin që presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo nga Kuvendi, nuk kanë kaluar në Kuvend.Në seancë ishin të pranishëm vetëm 93 deputetë nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës, përfshirë 9 deputetë nga komunitetet joshumicë. Për miratimin e amendamenteve kërkoheshin votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve, si dhe dy të tretat e deputetëve nga komunitetet joshumicë.Në seancë munguan deputetët e Lista Serbe, e cila ka nëntë ulëse në Kuvend, çka e bëri të pamundur sigurimin e numrit të nevojshëm të votave.Për shkak…

Read More

Google ka hapur një qendër të re të inteligjencës artificiale në Berlin, si pjesë e një programi investimi prej 5.5 miliardë eurosh në Germany. Qendra do të bashkojë ekipet nga Google DeepMind, Google Research dhe Google Cloud për të zhvilluar teknologji të avancuara të inteligjencës artificiale. Projekti synon të rrisë bashkëpunimin mes kompanive teknologjike, universiteteve dhe institucioneve shtetërore. Autoritetet gjermane e kanë përshëndetur investimin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për zhvillimin teknologjik të vendit. Në kuadër të iniciativës do të zhvillohen edhe projekte kërkimore në mjekësi, përfshirë përdorimin e AI në zbulimin e ilaçeve të reja. Sipas…

Read More

Seanca e Kuvendit e mbajtur në orët e mbrëmjes të së enjtes është shoqëruar me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe kryesisht deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për mbajtjen e seancës gjatë natës.Musliu e pyeti Kurtin se nga kush po frikësohet që po zhvillohet seanca në orët e vona, duke thënë se nuk ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme që do ta arsyetonte këtë.“Kisha pasë qejf një përgjigje prej Albin Kurtit: prej kujt po tuten që po mbajnë seancë natën. Kish me qenë me rëndësi, se po duket që po tuten fort sa…

Read More

Një sfidë e re vizuale po bën namin në internet.”A je gati të testosh aftësitë e tua të vëzhgimit: Gjej pesë trëndafila të fshehur në 60 sekonda?”.Lojtarët duhet të identifikojnë pesë trëndafila të fshehur mes një kopshti me lule të ndryshme brenda një minute. Përdoruesit thonë se sfida është më e vështirë sesa duket, pasi disa trëndafila janë “maskuar shumë mirë”. Ekspertët e lojërave mendore vlerësojnë se kjo aktivitet stimulon përqendrimin dhe shikimin e detajeve. Sfidat e tilla po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në rrjetet sociale, duke sjellë argëtim dhe sfida për të gjitha moshat. /Telegrafi/

Read More