Papa Leo është takuar me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në një vizitë që vjen në një kohë të tensionuar midis Vatikanit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Papa, i cili vitin e kaluar u bë i pari amerikano-verior që u zgjodh papë dhe udhëheqës i Kishës Katolike prej 1.4 miliardë banorësh, kohët e fundit është gjendur në shënjestër të kritikave nga Donald Trump për luftën me Iranin, transmeton Telegrafi.
Takimi me dyer të mbyllura ishte i pari midis kreut të Kishës Katolike dhe një zyrtari të kabinetit të Trump në gati një vit.
I pyetur nga gazetarët të martën nëse do të shkonte në Vatikan për të “zbutur gjërat me Papën”, Rubio, një katolik praktikues, tha se udhëtimi ishte planifikuar më parë dhe “padyshim që patëm disa gjëra që ndodhën”.
Vetëm të hënën, Trump tha se Papa besonte se ishte në rregull që Irani të pajiset me armë bërthamore, një pretendim që Leo e hodhi poshtë. /Telegrafi/