Author: korrektpress

Gjumi i mjaftueshëm cilësor është thelbësor për shëndetin tonë fizik dhe emocional, por shumë njerëz vuajnë nga lodhja kronike. Cilësia e gjumit ndikohet nga shumë faktorë, nga puna dhe detyrimet familjare deri te zakonet e mbrëmjes, por shpesh harrojmë se ajo që bëjmë në mëngjes mund të përcaktojë edhe nëse biem në gjumë lehtë natën, shkruan HuffPost.Shumë kafeinë në fillim të ditësEdhe pse mund të duket e qartë, shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa shumë kafeja e mëngjesit mund ta prishë rutinën e gjumit të mbrëmjes. Shumica e të rriturve të shëndetshëm mund të konsumojnë në mënyrë të sigurt…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me shpërthimin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, të ndodhur më 29 nëntor 2024. Kurti theksoi se hetimet janë realizuar pas një bashkëpunimi të ngushtë mes institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë së Kosovës dhe FBI-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, të akuzuarit kanë qenë në vendin e ngjarjes natën kritike dhe janë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhura me terroristin Millan Radoiçiq dhe struktura të tjera shtetërore serbe që planifikuan dhe urdhëruan sulmin.“Integriteti…

Read More

Fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë, Christoph Kramer, beson se Marc-Andre Ter Stegen po trajtohet padrejtësisht te Barcelona.“Kur shohim mënyrën se si Ter Stegen e zotëron topin në fushë, fakti që ai nuk po luan nuk mund të lidhet me paraqitjet e tij”, tha Kramer për Amazon Prime.“Portieri që kanë tani po bën mirë, natyrisht, por Ter Stegen është thjesht një portier jashtëzakonisht i mirë, pothuajse joaditësor. Që ai të lihet në stol, nuk mund të ketë arsye sportive”.“Duhet të ketë ndodhur diçka, dhe është diçka për të cilën nuk duam të spekulojmë. Kemi dëgjuar këtë e atë”.…

Read More

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar rezultatet e 266 kontrolleve në terren të kryera në nëntor 2025, të cilat zbulojnë dallime drastike në disiplinën fiskale midis qyteteve në Maqedoninë e Veriut.Nga numri i përgjithshëm i inspektimeve, u gjetën parregullsi në 104 subjekte – që është një sinjal serioz i shpërfilljes së përhapur të detyrimeve ligjore. Në disa komuna, çdo kontroll ka rezultuar me shkelje. “Lista e zezë” përfshin:Kratovën, Koçanin, Sveti Nikollën, Dojranin, Dellçevën dhe Berovën.Këto rezultate tregojnë se në rajone të caktuara mungesa e disiplinës fiskale është rregull, jo përjashtim.Qytetet me mbi 70% shkelje në:Shtipi – 81.8%Gjevgjelia – 71.4%Radovishi…

Read More

Nga Islanda në Shqipëri dhe më gjerë, të paktën 197 fëmijë u ngjizën me spermën e donatorit 7069, ka treguar një hetim. Dhe është e mundur që numri të jetë shumë më i lartë – edhe pse nuk është zbuluar numri total i fëmijëve të ngjizur me spermën e tij. Veç kësaj, mjekët nuk janë në gjendje të thonë nëse të gjithë janë testuar në këtë pikë.Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një mutacion gjenetik i rrallë dhe potencialisht fatal iu shit familjeve në të gjithë Evropën.Disa nga fëmijët e ngjizur nga donatori kanë zhvilluar tashmë dy lloje…

Read More

Mohamed Salah po i afrohet fazës së fundit të karrierës, por paradoksalisht pikërisht në vitet e fundit pritet të përfitojë më shumë financiarisht.Sulmuesi i Liverpoolit, tani 33 vjeç, do t’i bashkohet Kombëtares së Egjiptit menjëherë pas ndeshjes Liverpool – Brighton, në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, që zhvillohet nga 21 dhjetori deri më 18 janar në Marok.Pas rikthimit nga turneu, e ardhmja e Salahut mund të marrë drejtim tjetër. Tre skuadra të Ligës Profesionale Saudite kanë hyrë në garë për nënshkrimin e tij, duke ofruar kontrata marramendëse që mund ta çojnë egjiptianin drejt Lindjes së Mesme. Edhe pa…

Read More

Kameramani i Telegrafit, Korab Basha, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Kameramani i Vitit”, në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).Ky çmim i rëndësishëm erdhi si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme në realizimin e pamjeve për storjen: “Shkëndija festoi titullin e pestë të kampionit – me këngë dhe valle shqiptare dhe ngjyra kuqezi”.Pamjet dinamike, të sakta dhe të përfshira nga terreni, u vlerësuan si ndër më të mirat e vitit, duke reflektuar profesionalizmin dhe qasjen autentike të Bashës në dokumentimin e ngjarjeve me rëndësi.Pas pranimit të çmimit, Basha u shpreh…

Read More

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vendosi se mbajtja e tij në paraburgim nën akuzat për pengim të drejtësisë nuk ishte “as e arsyeshme, as proporcionale”.Avokati Taulant Hodaj, në emisionin FIVE ka sqaruar se lirimi i Kilajt me kusht nuk lidhet me ose mos pranimin e fajësisë.Ai ka shpjeguar se vendimi për lirimin e Kilajt është bërë duke marrë parasysh kohën e kaluar në paraburgim dhe peshën e veprës penale.“Në rastin e caktimit të paraburgimit shikohet pesha e veprës penale, mënyra dhe lartësia e dënimit, dhe gjithmonë është në…

Read More

Shkëndija po i mbyll në ritëm përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Slovan Bratislavas, ndeshje që zhvillohet në kuadër të xhiros së pestë të UEFA Ligës së Konferencës. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore, ndërsa dueli do të luhet të enjten në arenën “Todor Proeski” me fillim nga ora 18:45, njofton Telegrafi.Trajneri Jeton Beqiri u shpreh optimist para përballjes, duke theksuar se Shkëndija ka ende gjasa reale për të synuar kualifikimin. “Mendoj se kjo është mundësia e parafundit për të qëndruar në garë për mesin e 24 skuadrave që vazhdojnë më tej. Kundërshtari është shumë cilësor, vitin e kaluar luajti…

Read More

KQZ mori vendim për certifikimin e listës votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor 2025.Sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është 2 milionë e 76 mijë e 290 votues.Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 999 mijë e 205, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77 mijë e 85 votues. Kjo listë përmban 7 mijë e 192 votues më shumë se në zgjedhjet lokale më 12 tetor…

Read More