Author: korrektpress

Ngushtica e Hormuzit është bërë një nga qendrat kryesore të konfliktit, dhe dje u regjistrua një rritje e menjëhershme e sulmeve ndaj anijeve në këtë rrugë detare të rëndësishme. Të paktën pesë anije u goditën nga raketat, përfshirë dy tankerë nafte që transportonin naftë irakiane, për çka portet naftëmbajtëse në Irak ndaluan punën.Irani praktikisht ka vendosur një bllokadë të lundrimit përmes ngushticës, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e eksportit botëror të naftës, shkruan skynews. Gjithçka që ka ndodhur deri më tani në luftën në Iran dhe në Lindjen e Mesme Qendra për Tregtinë Detare e Mbretërisë së…

Read More

Në ekranin e RTV Dukagjini ka nisur transmetimin episodi i parë i spektaklit të ri “R Studio”, një format argëtues që premton intervista interesante dhe momente spontane me personazhe të njohur.Emisioni drejtohet nga Fis Juniku, ndërsa në episodin e parë e ftuar ishte këngëtarja e re dhe simpatike Lore.Artistja, e cila u bë e njohur për publikun edhe si ish-banore e Big Brother VIP Albania, u përball me disa pyetje interesante gjatë intervistës. Mes tyre ishte edhe pyetja se cili kishte qenë komenti më i çuditshëm që kishte marrë ndonjëherë nga fansat. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Nën titullin “Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare”, fotografi Sefer Aliçkaj do të prezantojë ekspozitën e tij personale në Bernë të Zvicrës në kuadër të manifestimeve përkujtimore në nderim të sakrificës sublime të familjes Jashari.Ekspozita, e cila organizohet nga Këshilli Organizues i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër, synon të përcjellë përmes artit historinë, qëndresën dhe emocionet që lidhen me Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës. Ekspozita hapet më 14 mars në orën 13:00, në “Kursaal Arena – Kursaal Bern”, teksa hyrja do të jetë falas.

Read More

Një lojtar i Chelsea dikur kaloi tetë vite nën kontratë me klubin londinez pasi u transferua për rreth 16 milionë euro, por në shtatë prej atyre viteve nuk luajti asnjë ndeshje për ekipin e parë.Gjatë fillimit dhe mesit të viteve 2010, “Blutë” u përballën shpesh me kritika për politikat e tyre ndaj lojtarëve të akademisë dhe atyre në periferi të ekipit të parë, për shkak të numrit të madh të futbollistëve që dërgonin në huazim në klube të tjera.Në sezonin 2016/17, për shembull, Chelsea kishte në një moment 38 lojtarë të huazuar, të shpërndarë në klube dhe liga të ndryshme…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur shqetësimin e tij për formimin e një aleance ushtarake midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke e paraqitur veten si viktimë të një situate që sipas tij është drejtuar direkt kundër vendit të tij.“Unë jam president i një vendi numerikisht të vogël. Nuk jam Donald Trump, Vladimir Putin, presidentë të mëdhenj që zgjidhin gjithçka me lehtësi. Nuk ka gjëra të lehta për mua. Sigurisht që kam frikë. Jam një president që dëshiron që trashëgimia e tij të jetë paqja. Nga askund, shfaqet një aleancë ushtarake. Sigurisht që kam frikë, për jetën e çdo qytetari…

Read More

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar pasi është njoftuar se të dhënat personale (numri i telefonit) i gazetares së Kiks Kosova, Ardiana Thaçi-Mehmeti janë shpërndarë ilegalisht në një grup në rrjetin “Discord”, që numëron 70 mijë anëtarë.Sipas AGK-së, gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, të enjten mbrëma nga anëtarët e këtij grupi.“Kjo ndodh pak muaj pasi që gazetarja Thaçi – Mehmeti raporti gjerësisht për grupin e ngjashëm në Telegram, të njohur si AlbKings, ku shpërndahen numra dhe të dhëna personale të grave me qëllim të denigrimit”, tha AGK-ja.Asociacioni i Gazetarëve dënon fuqishëm këtë…

Read More

Një aeroplan amerikan i furnizimit me karburant humbi gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së.Në një deklaratë, forca amerikane tha: “Komanda Qendrore e SHBA-së është në dijeni të humbjes së një aeroplani amerikan të furnizimit me karburant KC-135. Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore miqësore gjatë Operacionit Epic Fury dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar. Dy aeroplanë u përfshinë në incident. Njëri prej aeroplanëve u rrëzua në Irakun perëndimor dhe i dyti u ul në mënyrë të sigurt”.”Kjo nuk ishte për shkak të zjarrit armiqësor ose të zjarrit miqësor”, është thënë më tej në deklaratë, shkruan SkyNews,…

Read More

Honda po sjell përsëri në treg një nga modelet e saj më të njohura, Insight, këtë herë në version plotësisht elektrik dhe me teknologji moderne. Modeli i ri do të ofrojë një autonomi prej rreth 500 km dhe një motor elektrik që zhvillon 201 kuaj/fuqi dhe 310 Nm moment rrotullues. Insight i ri është bazuar në platformën e:NS2, e zhvilluar në bashkëpunim me Dongfeng, dhe debutimi i tij pritet së pari në Japoni. Rezervimet fillojnë më 19 mars, ndërsa lansimi i tregut planifikohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026.Ky rikthim synon të nderojë trashëgiminë e Insight si pionier i…

Read More

Llogaria e Shtëpisë së Bardhë në platformën X ka publikuar një editim të “Wii Sports” të përzier me pamje të sulmeve amerikane ndaj Iranit.Me një përshkrim që thotë “UNDEFEATED” (i papërballueshëm), videoja tregon qendra goditjeje dhe “holes‑in‑one” nga loja që ndërpriten në video me aeroplanë iranianë dhe shpërthime në zona. Nën administratën e Trump, Shtëpia e Bardhë shpesh ka ndarë “meme” lidhur me sulme ushtarake dhe politikat e saj.Që kur ka filluar lufta në Iran, llogaritë e tij në X kanë shpërndarë edhe editime të Call of Duty dhe Top Gun rreth sulmeve amerikane. Shtëpia e Bardhë publikoi xhirime të…

Read More

Dakota Johnson nuk ka nxitim për të hyrë në lidhje të reja romantike, edhe pse u nda nga Chris Martin nëntë muaj më parë.Një burim pranë Johnson i tha revistës People se ajo nuk është e përkushtuar ndaj lidhjeve. Në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, ajo u pa duke kaluar kohë me këngëtaren dhe kompozitoren Role Model, por një burim pranë saj deklaroi se lidhja ishte vetëm rastësore.Gjithashtu, Johnson dhe Martin u ndanë në qershor të vitit të kaluar, duke i dhënë fund lidhjes së tyre gati tetëvjeçare. Një burim pranë Johnson tha në…

Read More