- Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
- Selena Gomez shoqërohet nga bashkëshorti i saj, Benny Blanco në premierën e dokumentarit të Martin Short
- Gashi-Varns: Mbështetje për reformat dhe partneritetin strategjik me SHBA-në
- Punonjësja e hotelit këshillon njerëzit të bëjnë një kontroll të rëndësishëm me të hyrë në dhomë
- Nis protesta e opozitës në Shqipëri, 1,500 policë në terren
- Fetoshi: Kërcënimi i “Brigadës së Veriut” ndaj Kurtit është komunikim strategjik për destabilizim para 7 qershorit
- Inteligjenca artificiale zbulon kancerin e pankreasit deri në 3 vjet para diagnozës
- Mbeturinat mbulojnë lagjet e Shkupit, Gjorgjievski fajëson problemet e trashëguara
Author: korrektpress
Google kohët e fundit ka shpallur se po sjell funksione të reja për produktivitet të bazuara në inteligjencë artificiale brenda aplikacioneve të tij, dhe këto do të përdorin Gemini për disa detyra të caktuara. Azhurnimet lidhen me aplikacionet Docs, Sheets, Slides dhe Drive, dhe për momentin janë në versionin beta për abonentët e paketave Google AI Ultra dhe Pro. Këto ndryshime synojnë ta bëjnë punën e përdoruesve shumë më të shpejtë dhe efikas.Në Google Docs, përdoruesit tani mund të krijojnë draftet e para komplekse – përfshirë broshura apo struktura të gjatë – duke i dhënë përshkrim Gemini-t, i cili përdor…
Kërkuesit në Eon Systems kanë krijuar një flutur frutash virtuale që kontrollohet nga një tru i simuluar, i modeluar mbi “connectome” aktual të Drosophilas, një hartë që përfshin rreth 140 mijë neurone dhe 50 milion lidhje sinaptike.Flutura digjitale mund të shijojë, të lëvizë drejt ushqimit, të pastrohet kur mbulohet nga pluhuri virtual, dhe të përgjigjet ndaj stimujve vizualë.Modeli i trurit të saj drejton një trup 3D fizikisht të saktë, i simuluar me mekanikë të vërtetë të nyjeve dhe forca kontakti.Ekipi thekson se kjo është një integrim i kërkimeve ekzistuese të publikuara dhe jo një shkencë krejtësisht e re, dhe mbeten…
Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezentë në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 13 deri 15 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit 1-4m/s. /Telegrafi/
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.“Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do të kemi edhe më shumë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë.Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë i kanë integruar tashmë me sukses raketat kineze në avionët luftarakë rusë MiG-29, të cilët i zotërojnë.Deklarata e tij vjen pasi një forum i specializuar ushtarak publikoi së voni fotografi që tregonin disa avionë luftarakë të Forcave të Armatosura të Serbisë.Një avion, siç u pretendua, ishte i armatosur me një…
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.Si pasojë e zjarrit, një i moshuar invalid, i identifikuar si Theodhor Llulla, 72 vjeç, ka ndërruar jetë. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses, të cilat janë angazhuar për neutralizimin e flakëve, ndërsa janë dislokuar edhe ambulanca për çdo…
Ushtria e Shteteve të Bashkuara të mërkurën konfirmoi përdorimin e mjeteve të shumta të Inteligjencës Artificiale (IA) në luftën e vazhdueshme SHBA-Izrael kundër Iranit.Megjithatë, lufta në Iran nuk është hera e parë që ushtria amerikane është mbështetur në kompanitë e teknologjisë. Për dekada, kompanitë dhe universitetet e teknologjisë kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane në zhvillimin e armëve. Për shembull, interneti komercial e ka origjinën nga një projekt i financuar nga ushtria amerikane i quajtur ARPANET për të ofruar komunikim të sigurt gjatë Luftës së Ftohtë.Në këtë drejtim, një shkrimi i Al Jazeera shpjegon se si Pentagoni ka bashkëpunuar historikisht me…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, më 20 mars do ta publikojë listën e lojtarëve për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Kombëtares së Sllovakisë.Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë luhet më 26 mars në Bratislavë dhe është gjysmëfinalja e play-offit kualifikues për Kupën e Botës 2026.Kjo pritet të jetë lista më e rëndësishme e Fodës që nga momenti kur ai mori drejtimin e Kombëtares së Kosovës, pasi “Dardanët” janë vetëm dy ndeshje larg një kualifikimi historik në Botëror. Fituesi i këtij takimi do të sigurojë finalen e play-offit, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Kombëtares së Turqisë dhe Kombëtares…
Ngushtica e Hormuzit është bërë një nga qendrat kryesore të konfliktit, dhe dje u regjistrua një rritje e menjëhershme e sulmeve ndaj anijeve në këtë rrugë detare të rëndësishme. Të paktën pesë anije u goditën nga raketat, përfshirë dy tankerë nafte që transportonin naftë irakiane, për çka portet naftëmbajtëse në Irak ndaluan punën.Irani praktikisht ka vendosur një bllokadë të lundrimit përmes ngushticës, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e eksportit botëror të naftës, shkruan skynews. Gjithçka që ka ndodhur deri më tani në luftën në Iran dhe në Lindjen e Mesme Qendra për Tregtinë Detare e Mbretërisë së…
Në ekranin e RTV Dukagjini ka nisur transmetimin episodi i parë i spektaklit të ri “R Studio”, një format argëtues që premton intervista interesante dhe momente spontane me personazhe të njohur.Emisioni drejtohet nga Fis Juniku, ndërsa në episodin e parë e ftuar ishte këngëtarja e re dhe simpatike Lore.Artistja, e cila u bë e njohur për publikun edhe si ish-banore e Big Brother VIP Albania, u përball me disa pyetje interesante gjatë intervistës. Mes tyre ishte edhe pyetja se cili kishte qenë komenti më i çuditshëm që kishte marrë ndonjëherë nga fansat. View this post on Instagram A post shared…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari