KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Faraoni” Mo Salah – sa ka pasuri egjiptiani dhe me çfarë makine shkon në stërvitje

“Faraoni” Mo Salah – sa ka pasuri egjiptiani dhe me çfarë makine shkon në stërvitje

Mohamed Salah po i afrohet fazës së fundit të karrierës, por paradoksalisht pikërisht në vitet e fundit pritet të përfitojë më shumë financiarisht.

Sulmuesi i Liverpoolit, tani 33 vjeç, do t’i bashkohet Kombëtares së Egjiptit menjëherë pas ndeshjes Liverpool – Brighton, në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, që zhvillohet nga 21 dhjetori deri më 18 janar në Marok.

Pas rikthimit nga turneu, e ardhmja e Salahut mund të marrë drejtim tjetër. Tre skuadra të Ligës Profesionale Saudite kanë hyrë në garë për nënshkrimin e tij, duke ofruar kontrata marramendëse që mund ta çojnë egjiptianin drejt Lindjes së Mesme.

Edhe pa këtë transferim të mundshëm, Salah është tashmë ndër futbollistët më të pasur në botë. Forbes e vlerëson pasurinë e tij në rreth 90 milionë dollarë *84 milionë euro), të grumbulluara gjatë karrierës së tij në Evropë.

Kjo pasuri i ka mundësuar koleksion të gjerë makinash luksoze, përfshirë Bentley, Lamborghini dhe Mercedes. Por vendin kryesor e zë Rolls-Royce Spectre, me vlerë rreth 425,000 dollarë.

Pikërisht me këtë makinë luksoze u pa të mbërrinte në qendrën stërvitore të Liverpoolit, një ditë pasi nuk u përfshi në ndeshjen ndaj Interit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.