KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Ky është numri i qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet e 28 dhjetorit

​Ky është numri i qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet e 28 dhjetorit

KQZ mori vendim për certifikimin e listës votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është 2 milionë e 76 mijë e 290 votues.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 999 mijë e 205, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77 mijë e 85 votues.

Kjo listë përmban 7 mijë e 192 votues më shumë se në zgjedhjet lokale më 12 tetor 2025.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.