Dogana e Kosovës publikon këtë ftesë me anën e të cilës i fton të gjithë të interesuarit qe të ofertojnë për marrje me qira të hapësirës se kioskës në Terminalin Doganor Hani i Elezit, sipas përshkrimit si mëposhtë.
Dhënia me qira e hapësirës për kioskë sipas çmimit fillestar të qirasë mujore prej 65.00 euro bruto për gjithsejtë 14.4 m² + 135.00 euro shtesë për shpenzime të energjisë elektrike, ujit dhe mbeturinave. Derisa pastrimi i kioskës bëhet nga ana e qiramarrësit/ofertuesit.
Mënyra e paraqitjes se ofertës:
Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur në mënyrë konfidenciale dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi:
- 1.Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin;
- 2.Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi pragun minimal të përcaktuar;
- 3.Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 1 punëtor për ofrimin e shërbimeve shitjen e produkteve në kioskë;
Kushtet e ofertimit: Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin ftesën nga webfaqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Hani i Elezit. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 23.02.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës, adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirën e kioskës në terminalin doganor Hani i Elezit me datën 13.02.2026 nga ora 11:00 – 12:00.
Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.
Nga ofertuesi kërkohet që të mbajë artikujt e zakonshëm dhe sipas kërkesave në kioske dhe t’i ofrojë për shitje sipas çmimeve të tregut. Sigurimi i inventarit dhe pajisjeve tjera për kioskë mbeten obligim i ofertuesit.
Ofertuesi/ qiramarrësi pas nënshkrimit te kontratës dhe para fillimit të ofrimit te shërbimeve është i obliguar qe me shpenzime te veta ta bëjë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e gjithë hapësirës se kioskës.
Kioska do të jetë e hapur prej orës 07.30 deri në orën 16:30 gjatë tërë javës në ditët e punës. Sipas kërkesave dhe nevojave, kioska mund me qenë e hapur edhe pas orës 16:30 deri në orën 20:00 ose 21:00.