Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështi.
“Në Kodrën e Diellit ka reshje të lehta bore, të cilat aktualisht nuk po qëndrojnë në rrugë”, njoftojnë nga LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.