Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nesër do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai u shpreh optimist për zhvillimin e procesit:
“Më duhet me shku në Llap tash. Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, tha shkurt Kurti para mediave.
Deklarata e Kurtit vjen pas thirrjes së presidentes Vjosa Osmani për seancën konstituive, e cila është caktuar për nesër në ora 12:00, një ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Seanca konstituive do të shënojë hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës. /Telegrafi/