“Bashkpatriotët e mi të guximshëm… kanë nevojë për ndihmën tuaj urgjente tani”, tha Princi i Kurosës së Iranit, Reza Pahlavi.
Regjimi në pushtet iranian po “sulmon ashpër, si një kafshë e plagosur, i dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit”, sipas tij – sepse është “pranë shembjes”.
Ai gjithashtu përsërit ofertën e tij për të udhëhequr një qeveri të re iraniane dhe se së shpejti do të kthehet në vend.
“Sot, ndërsa bashkatdhetarët e mi më bëjnë thirrje për udhëheqje, unë riafirmoj zotimin tim të përjetshëm duke u futur në krye të lëvizjes që do ta shpëtojë vendin tonë nga forca armiqësore anti-iraniane që e pushton dhe vret fëmijët e tij”, deklaroi Pahlavi.
“Do të kthehem në Iran. Jam në një pozicion unik për të siguruar një tranzicion të qëndrueshëm”, shtoi ai.
“Ky nuk është mendimi im. Ky është vendimi i dhënë me zë të lartë dhe të qartë nga populli përballë plumbave.”
Ndërsa Pahlavi i lutet bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë, ai tha se po i kërkon “botës të bëjë gjashtë gjëra”:
Të mbrohet populli iranian duke degraduar kapacitetin represiv të regjimit, duke përfshirë shënjestrimin e udhëheqjes së Gardës Revolucionare Islamike dhe infrastrukturës së saj të komandës dhe kontrollit;
Të ushtrojë dhe të mbajë presionin maksimal ekonomik mbi regjimin;
Mundësimi i aksesit të pakufizuar në internet;
Dëbimi i diplomatëve iranianë nga kryeqytetet dhe ndërmarrja e veprimeve ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit;
Lirimi i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politikë ;
Tranzicion demokratik në Iran.
Pahlavi theksoi gjithashtu se “mbështetja e popullit iranian nuk është një akt bamirësie, as nuk është ndërhyrje e pajustifikuar”.
“Vetë stabiliteti global varet nga largimi i këtij regjimi”, tha ai.
“Kjo nuk kërkon vendosjen e çizmeve në tokë – çizmet e popullit iranian janë tashmë në tokë.” /Telegrafi/