KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kompanitë ajrore ende po shmangin hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut

Kompanitë ajrore ende po shmangin hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut

Kompanitë evropiane të aviacionit, përfshirë Wizz Air, Lufthansa dhe British Airways, të enjten vazhduan të shmangin hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit, pavarësisht se ajo u rihap, duke ridrejtuar fluturimet përmes Afganistanit dhe Azisë Qendrore.

Irani të mërkurën mbylli përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të shqetësimeve për një veprim ushtarak të mundshëm, gjë që çoi në anulimin dhe ridrejtimin e fluturimeve, shkruan reuters.

Megjithëse hapësira ajrore u rihap pas gati pesë orësh, shumë operatorë, përfshirë Singapore Airlines dhe TUI, mbajtën rrugë alternative.

Gjermania ka lëshuar një rekomandim për kompanitë ajrore që të mos hyjnë në hapësirën ajrore iraniane, ndërsa shumë operatorë kanë përshtatur operacionet e tyre.

Wizz Air ka njoftuar se disa fluturime kërkojnë ndalesa shtesë për furnizim me karburant dhe ndërrim të ekuipazhit, ndërsa British Airways ka anuluar fluturimet për Bahrein deri më 16 janar.

KLM, Finnair, Ryanair dhe Air France gjithashtu, nga masa paraprake, shmangin hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane, duke paralajmëruar se situata e paqëndrueshme e sigurisë ende përbën rrezik për ndërprerje të reja në trafikun ajror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.