- Popeyes sjell aktivitete të ndryshme për fundjavë
- Një 21-vjeçar nga India hoqi mbeturinat nga lumi – tanimë ka në duar një ofertë pune nga Holanda
- Tejkaloi kolonën në zonë të ndaluar, shoferi i kamionit gjobitet me 200 euro në Gjakovë
- Filipçe: Mickoski shpenzon para publike për luks, ndërsa punëtorët mbijetojnë me 26,000 denarë
- Huthit marrin nën kontroll një ishull kyç në Detin e Kuq
- Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në konvikte dhe mensë
- BMW M dhe BMW Motorrad festojnë 100-vjetorin e Nürburgringut me nëntë modele ekskluzive
- “S’mund ta votojmë Çitakun”, Nagavci tregon edhe nëse do të marrin pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së
Author: korrektpress
Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna Brigada” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë.Rasti ka ndodhur më 28 korrik, ndërkaq Policia e ka cilësuar si kryerje e veprës penale terroriste. “Zubin Potok 28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’ përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në raport.Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore. /Telegrafi/
Kylie Jenner ka prezantuar fushatën më të re promovuese për markën e saj Kylie Cosmetics, duke zbuluar një koleksion prej tre parfumesh të rinj me emrin “Mood Stones”.28-vjeçarja publikoi në Instagram një seri fotografish artistike, ku shfaqet me veshje në nuanca të bardha, bezhë dhe kafe, të kombinuara me një peizazh natyror shkëmbor. Në njërën prej tyre ajo pozon me një fustan të bardhë transparent pa mëngë, ndërsa në një tjetër mban një komplet në ngjyrë të çelët me një fund ngjyrë nude, shkruan DailyMail. Më pas, Jenner shfaqet edhe me një fustan gjysmë transparent në ngjyrë kafe të errët,…
Klubi katalunas, Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet për transferimin e objektivit të tyre kryesor të verës, Julian Alvarez nga Atletico Madridi.Sipas Catalunya Radio, Barcelona po përgatitet privatisht të rrisë ofertën e saj të refuzuar prej 100 milionë eurosh për sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez, përmes bonuseve.Atletico Madrid mbetet sfidues kundër shitjes së yllit të tyre te një rival i drejtpërdrejtë për titullin, duke përmendur me vendosmëri klauzolën e tij të lirimit prej 500 milionë eurosh. Disa burime thonë se ata do të preferonin ta shisnin te Arsenali.Barcelona e sheh Alvarezin si objektivin kryesor të Hansi Flick dhe…
Kryeqyteti ka reaguar lidhur me materialet e publikuara që përmbajnë pretendime ndaj shefit të kabinetit, Florent Maliqi, duke bërë të ditur se pret trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe organet kompetente të drejtësisë.Në reagimin e publikuar nga Komuna e Prishtinës thuhet se institucioni do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë gjatë gjithë procesit.“Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë”, thuhet në reagim.Po ashtu, Komuna ka bërë të ditur se pas vendimit të Prokurorisë do të ndërmerren të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin.“Pas vendimit të Prokurorisë,…
Një grup personash që kanë uzurpuar një ndërtesë në qytetin zviceran të Cyrihut kanë shkaktuar një përplasje diplomatike me Maqedoninë e Veriut.Objekti i uzurpuar ndodhet në një zonë të qytetit dhe sipas raportimeve lidhet me një pronë që ka pasur lidhje me shtetin maqedonas. Banorët ilegalë të ndërtesës kanë ngritur tensione pasi kanë refuzuar të largohen, duke e kthyer çështjen nga një problem lokal në një çështje me përmasa diplomatike, shkruan 20min.Autoritetet maqedonase kanë reaguar ndaj situatës, duke kërkuar sqarime dhe duke ndjekur zhvillimet lidhur me statusin e pronës. Ndërkohë, autoritetet zvicerane po përballen me presion për të gjetur një…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët në fshatin Shipashnicë e Epërme se është ndërprerë furnizimi me ujë për shkak të një defekti në SP Kopernicë.Sipas njoftimit, ekipet përkatëse janë duke u marrë me situatën, ndërsa për çdo ndryshim apo informacion shtesë konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.KRU “Hidromorava” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/
Legjenda e muzikës digjitale, Winamp po përgatitet për një rikthim të madh. Kompania ka njoftuar një bashkëpunim me platformën Deezer për të krijuar një shërbim të ri muzikor, i cili pritet të publikohet në vitin 2027.Luajtësi i ri i Winamp do të jetë më shumë se një program klasik për dëgjimin e muzikës. Ai synon të kombinojë në një platformë të vetme muzikën në transmetim online (streaming), bibliotekat personale të përdoruesve, podkastet, radiot në internet dhe përmbajtjet e ruajtura në cloud.Falë partneritetit me Deezer, Winamp do të ketë qasje në një katalog të gjerë muzikor dhe infrastrukturën e transmetimit, duke…
MPB Maqedoni njofton sot (31.07.2026) në orën 07:30, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Gostivar arrestuan D.S. (58) nga fshati Raven, Gostivar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.”Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij dhe lokaleve ndihmëse, të kryera në bazë të një urdhri gjyqësor, u gjetën dhe u sekuestruan një substancë pluhur e bardhë, marihuanë dhe fishekë pistolete”.”Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Një trend i pazakontë dhe i diskutueshëm që nisi në internet ka mbërritur edhe në Kinë: shitja e të ashtuquajturit “lëng këmbësh”, një pije në të cilën personat zhysin këmbët e tyre para se t’ua shërbejnë klientëve.Fenomeni fillimisht u bë viral në Shtetet e Bashkuara, ku disa modele cosplay shisnin gota me pije frutash ku kishin zhytur këmbët gjatë një aktiviteti jozyrtar pranë një konvente anime në Kaliforni. Pamjet shkaktuan reagime të shumta në internet, ndërsa produkti u shit shumë shpejt. Tani një version i ngjashëm është raportuar edhe në Kinë. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga një aktivitet…
Ditë më parë Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë lansoi Raportin preliminar të personave të vrarë, personave të zhdukur me dhunë dhe personave të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.E pas publikimit të këtij raporti, lidhur me lansimin e këtij raporti, e Dërguara e Posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce theksoi se ngjarjet tragjike në Kosovë janë ndër periudhat më të errëta të historisë së fundit të Evropës. Publikohet raporti preliminar i të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë, dokumentohen mbi 12 mijë viktima “Gjetjet e këtyre dëshmive janë një kontribut i…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari