Author: korrektpress

SPB Tetovë njofton se një pëllumb çor ka goditur një veturë në Gostivar.”Më 30.07.2026 në DPB Gostivar është raportuar se në periudhën prej datës 29.07 në orën 22:00 deri në orën 09:40 të datës 30.07.2026, në një parkim në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar, një plumb qorr nga një armë zjarri ka goditur çatinë e një automjeti të parkuar “Mercedes” me targa gjermane, në pronësi të S.A. nga Gostivari.Nuk ka persona të lënduar, ndërsa plumbi është marrë nga zyrtarët policorë për procedurë të mëtejshme. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB…

Read More

Komuna e Rahovecit do të organizojë Forumin Ekonomik Rahovec 2026, me temën “Rezultatet Demografike dhe Socio-Ekonomike të Regjistrimit të Popullsisë 2024 në Komunën e Rahovecit”.Forumi do të mbahet më 3 gusht 2026, në orën 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, ku do të prezantohen dhe diskutohen zhvillimet kryesore demografike, ekonomike dhe sociale që ndikojnë në të ardhmen e komunës.Panelistë të këtij forumi do të jenë Sami Behrami, si dhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha dhe Idriz Shala.Gjatë diskutimit pritet të trajtohen tema si depopullimi, migrimi, tregu i punës, kapitali njerëzor dhe perspektivat e zhvillimit…

Read More

Pas shtatë ndalesave ndërkombëtare, turneu promovues i filmit “Spider-Man: A Brand New Day” përfundoi në Londër, ku Zendaya edhe një herë dëshmoi pse konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të modës në Hollywood.Aktorja 29-vjeçare ka përdorur garderobën e saj për të reflektuar universin e Spider-Man, duke përfshirë ngjyrat, format dhe detajet që lidhen me filmin. Nën drejtimin e stilistit dhe mikut të saj të ngushtë Law Roach, Zendaya ka sjellë një seri paraqitjesh të kuruara nga stilistë të njohur si Ashi Studio, Louis Vuitton dhe John Galliano, shkruan DailyMail. Në Madrid, ku nisi turneu, ajo tërhoqi vëmendjen me një…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarve në rastin “Toka 2” – Mehmet Prishtinës, Dukagjin Emërllahut, Avni Maxhunit dhe Nexharije Hotit. Të akuzuarit janë dënuar me gjithsej 32 vjet burgim dhe 230 mijë euro gjoba për veprën penale “Krim i organizuar”.Aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues në përbërje të Vesel Ismailit, kryetar i trupit gjykues, si dhe gjyqtarëve Kushtrim Shyti dhe Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mehmet Prishtina është dënuar me 10 vjet burgim dhe 100 mijë euro gjobë për veprën penale “Krim i organizuar”.Dukagjin Emërllahu dhe Nexharije Hoti janë dënuar me nga 8…

Read More

Ditë më parë biznese të ndryshme kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me publikimin e të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.E lidhur me këtë, sot Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se qëllimi i publikimit të të dhënave është të rritet transparenca dhe besueshmëria e të bërit biznes, ndërkaq thekson se ARBK i publikon vetëm ato të dhëna të cilat legjislacioni i përcakton si të dhëna publike.Deklarata e publikuar nga MINTI:Lidhur me publikimin e të dhënave nga Regjistri i Bizneseve i Republikës së KosovësAgjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës…

Read More

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndërhyrje urgjente për rregullimin e rrugëve rajonale Kramovik-Xërxë dhe Rahovec-Krushë e Madhe, duke i cilësuar këto segmente si të domosdoshme për sigurinë e qytetarëve.Latifi ka bërë të ditur se gjendja e këtyre rrugëve është rënduar, me dëmtime dhe gropa të shumta që, sipas tij, po e bëjnë qarkullimin më të pasigurt.“Këto rrugë janë ndër akset më të frekuentuara në komunën tonë dhe gjendja e tyre e rënduar po rrezikon çdo ditë sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar Latifi.Ai ka njoftuar se i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me kërkesë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se situata epidemiologjike në Gostivar shënon përmirësim të dukshëm dhe rënie të vazhdueshme të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.”Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë realizuar gjithsej 36 kontrolle, përkatësisht 37 më pak krahasuar me ditën paraprake, kur ishin regjistruar 73 kontrolle. Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar katër pacientë.Që nga fillimi i monitorimit, në të dy institucionet shëndetësore janë kryer gjithsej 4.483 kontrolle të para. Deri te institucionet kompetente janë dorëzuar 1.014 raportime zyrtare për sëmundje ngjitëse, ndërsa janë përpunuar 706 anketa të…

Read More

Kampioni aktual i Anglisë, Arsenali, bëri një hap konkret dhe jashtëzakonisht të vështirë financiarisht duke dërguar një ofertë zyrtare prej 90 milionë eurosh për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.Duke pasur parasysh që braziliani 28-vjeçar thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale dhe një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031, dëshira e tij për t’u transferuar në Emirates është e qartë.Tek drejtuesit e Topçinjve ekziston një optimizëm i madh se do të jenë në gjendje ta thyejnë rezistencën e Newcastle dhe ta përfundojnë zyrtarisht këtë marrëveshje spektakolare në ditët në vijim. “Arsenali po pret përgjigjen e Newcastle për ofertën…

Read More

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ka reaguar pas zhvillimeve lidhur me pretendimet për parregullsi në Komunën e Prishtinës, duke drejtuar kritika ndaj kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama.Sveçla ka deklaruar se kryetari i Komunës nuk mund të shmangë përgjegjësinë duke u distancuar nga personat e emëruar prej tij.“Kryetari nuk mund të fshihet prapa të emëruarve të tij. Ata janë vartës që punojnë për të. Përparim Rama është përgjegjësi kryesor”, ka shkruar Sveçla. Kryeqyteti reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Përparim Ramës, kërkon trajtim nga drejtësia Ai ka kërkuar që…

Read More

Ka nisur takimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me kryetarët dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe ka filluar në orën 11:00.Takimi synon koordinimin ndërmjet subjekteve politike për vazhdimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.

Read More