- Ernest Muçi i jashtëzakonshëm, shënon parabolë të bukur ndaj Fenerbahces
- DAP: Drejt fundit afati për dorëzimin e llogaritjeve për të ardhurat e realizuara nga puna jashtë vendit në vitin 2025
- Klinika e Kirurgjisë mbetet pa rrymë, në pikat vitale janë vendosur gjeneratorët
- CIA publikon video rekrutimi në gjuhën mandarine, synon ushtarët kinezë
- Man City triumfon ndaj Salfordit dhe kualifikohet tutje në FA Cup
- “Harroje që do të përfundosh me të dashurën tënde jashtë”, debat mes Benitës dhe Klodit pas spektaklit
- Milot Avdyli vazhdon shkëlqimin në Slloveni, jep asistimin e 10-të
- Shumë qytetarë ankohen se ende nuk i kanë marrë 2100 denarët nga TVSH-ja ime
Author: korrektpress
Një produkt i ri teknologjik automatizon përpunimin e faturave të furnitorëve për kompaniqë përpunojnë volume të larta faturash dhe përdorin sisteme të ndryshme ERP. Zgjidhja redukton ndjeshëm punën manuale të departamenteve financiare dhe rrit shpejtësinë, saktësinë dhe kontrollin e procesit.Ky produkt është zhvilluar dhe lansuar nga kompania vendore Kutia dhe ështëimplementuar fillimisht te Duo Cosmetics, duke u integruar drejtpërdrejt me ERP-në ekzistuese të kompanisë, pa pasur nevojë për ndryshime në proceset aktuale të punës.Çfarë bën ky produkt?Sistemi i zhvilluar nga Kutia përpunon faturat e furnitorëve nga PDF në mënyrë plotësisht të automatizuar – nga leximi i dokumentit deri te regjistrimi…
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, duke bërë apel për respektimin e masave të sigurisë.“Sipas raportimeve tona, ekipet e Kryeqytetit kanë intervenuar deri tani në mbi 40 raste, në bashkëpunim të plotë me të gjitha strukturat relevante. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm,” theksojnë nga Drejtoria.Autoritetet paralajmërojnë se gjatë orëve në vijim, nëse intensiteti i reshjeve vazhdon, mund të paraqiten vështirësi shtesë, veçanërisht në zonat rurale të Prishtinës.Në këtë kontekst, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u bën thirrje qytetarëve: Të shmangin lëvizjet në zona…
Florentino Perez është në alert: Vinicius Junior ka vendosur të pezullojë rinovimin e kontratës për shkak të dyshimeve rreth së ardhmes së Xabi Alonsos në stolin e Real Madridit. Sulmuesi brazilian po e kushtëzon të ardhmen e tij me projektin sportiv dhe, veçanërisht, me vazhdimësinë e trajnerit në ‘Santiago Bernabeu’.Vinicius është rikthyer në qendër të debatit te Real Madridi pas fishkëllimave të tifozëve në ndeshjen ndaj Real Betis, si dhe zërave për një ofertë të mundshme prej rreth 160 milionë eurosh nga Chelsea.Edhe pse ka kontratë deri në qershor 2027, vera e ardhshme shihet si moment kyç, nëse nuk ka…
Gripi sezonal po arrin pikun. Shumë qytetarë po i kalojnë festat në spitale. Klinika e Sëmundjeve Pulmonare të Fëmijëve në Kozle të Shkupit po punon me kapacitet të plotë.Korridoret janë plot me prindër dhe fëmijë që ankohen për pritjen e gjatë, përcjell “TV21”.Gjatë fundjavës, rreth 800 pacientë u ekzaminuan vetëm në këtë spital, një numër jashtëzakonisht i lartë në 48 orë.Pediatrja specialiste Elena Gjinovska-Tasevska tha se dje u trajtuan rreth 150 fëmijë. Numri po rritet edhe sot, me rreth 100 fëmijë të shtruar në spital, 6 prej të cilëve janë në aparatura oksigjeni.”Gripi, ose influenca, ka arritur pikun, kështu që…
Pas reshjeve të dendura të shiut, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka qenë në terren për të vlerësuar gjendjen aktuale së bashku me zyrtarë nga Drejtoria për Menaxhimin e Emergjencave.“Ne si komunë do të jemi pranë qytetarëve dhe me gjithë mekanizmin në dispozicion. Pas vlerësimit të situatës nga terreni, po marrim të gjitha masat e nevojshme për intervenim”, tha Peci në një postim në Facebook.Ai theksoi se në të ardhmen, çdo projekt i investuar nga Komuna do të planifikohet në mënyrë adekuate për të minimizuar në maksimum rreziqet e tilla potenciale.“Qytetarët të jenë të qetë, gjendja është nën…
Udhëheqësit nga fuqitë kryesore evropiane shprehën mbështetje për Danimarkën dhe Grenlandën të martën në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ishulli Arktik i përket popullit të tij, pas interesit të përtërirë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të marrë territorin danez.”Grenlanda i përket popullit të saj. Është detyrë e Danimarkës dhe Grenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë dhe Danimarkës.Udhëheqësit thanë se siguria në Arktik duhet të arrihet kolektivisht me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara,…
Pep Guardiola minimizoi ambiciet e Manchester Cityt për afatin e janarit, duke këmbëngulur që të mos përsëriten shpenzimet e mëdha të sezonit të kaluar pavarësisht lëndimeve në mbrojtje të Ruben Dias dhe Josko Gvardiol.Trajneri i Cityt ka pësuar një “shok” kohëve të fundit pas disa lëndimeve të mëdha sidomos në repartin e mbrojtjes. Dyshja titullarë e mbrojtjes, Dias dhe Gvardiol kanë pësuar dëmtime dhe pritet t’i mungojnë gjatë ekipit, duke bërë që lajmet të flasin për përforcime të Cityt në afatin kalimtar të janarit. Guardiola vajton lëndimet e shumta të Cityt: Ai do të mungojë disa javë Megjithatë, Guardiola zbuloi…
DoorDash ka konfirmuar se ka bllokuar një llogari pasi një përdorues raportoi se porosia e tij ishte shënuar si e dorëzuar me një foto të rreme të krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Ngjarja ndodhi më 27 dhjetor 2025, kur Byrne Hobart vuri re se ushqimi u shënua si i dorëzuar vetëm pak sekonda pas porosisë. Fotoja e publikuar në aplikacion dukej si dera e shtëpisë së tij, por në realitet asnjë ushqim nuk ndodhej aty.Amazing. DoorDash driver accepted the drive, immediately marked it as delivered, and submitted an AI-generated image of a DoorDash order (left) at our front door (right). pic.twitter.com/aGHQx9eexi—…
Një situatë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një veprim i Ludo Lee ndaj banores Elijona Binakaj ka shkaktuar reagime të forta dhe diskutime të gjera mes banorëve.Gjatë një momenti që u transmetua në shtëpi, Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili u perceptua nga ajo si i pahijshëm dhe u cilësua si ngacmim seksual. Edhe pse Ludo u shpreh se veprimi i tij nuk kishte qenë i qëllimshëm, situata la një ndikim të fortë emocional tek Elijona. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Pas incidentit,…
Një pjesë e rrugës në Veterrnik të Prishtinës është shembur, fillimisht duke u menduar se shkaku ishte reshjet e dendura që kanë kapluar Kosovën.Telegrafi ka kontaktuar me Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili ka dhënë detaje mbi situatën.“Shembja e dheut nuk ka ndodhur në rrugën kryesore, por në një rrugë dytësore. Na duhet të hapet edhe rast penal për shkak të rrezikimit të sigurisë publike”, tha Fushtica për Telegrafin.Ai shtoi se shkaku është një operator privat që po kryen punime në atë zonë dhe nuk ka respektuar rregulloren.“Inspektorët ia kanë ndërprerë realisht punën.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari