KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Rreth njëqind fëmijë janë shtruar në spitalin Kozle, gjashtë prej tyre janë në gjendje klinike

Rreth njëqind fëmijë janë shtruar në spitalin Kozle, gjashtë prej tyre janë në gjendje klinike

Gripi sezonal po arrin pikun. Shumë qytetarë po i kalojnë festat në spitale. Klinika e Sëmundjeve Pulmonare të Fëmijëve në Kozle të Shkupit po punon me kapacitet të plotë.

Korridoret janë plot me prindër dhe fëmijë që ankohen për pritjen e gjatë, përcjell “TV21”.

Gjatë fundjavës, rreth 800 pacientë u ekzaminuan vetëm në këtë spital, një numër jashtëzakonisht i lartë në 48 orë.
Pediatrja specialiste Elena Gjinovska-Tasevska tha se dje u trajtuan rreth 150 fëmijë. Numri po rritet edhe sot, me rreth 100 fëmijë të shtruar në spital, 6 prej të cilëve janë në aparatura oksigjeni.

“Gripi, ose influenca, ka arritur pikun, kështu që simptomat më të zakonshme janë rritja e temperaturës së trupit, ulja e oreksit dhe kolla. Kapaciteti aktualisht është vërtet i plotë, kanë mbetur vetëm disa shtretër të lirë. Rreth njëqind fëmijë janë shtruar në spital, gjashtë prej të cilëve me një gjendje klinike më të rëndë janë në mbështetje me oksigjen.

Pjesa tjetër është në gjendje të qëndrueshme dhe për momentin kemi vetëm disa vende që po i mbajmë për raste më urgjente që mund të kërkojnë trajtim spitalor”, tha Gjinovska-Tasevska./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.