Author: korrektpress

Shpallja e nominimeve për çmimet më prestigjioze të kinematografisë botërore vazhdon të jetë një moment i rëndësishëm për industrinë e filmit, duke sjellë gjithmonë vëmendje të madhe dhe diskutime të shumta. Këtë vit, në mesin e projekteve që kanë hyrë në garë për çmimin “Oscar”, është përfshirë edhe një film ku luan aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami.Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” është renditur në mesin e pesë kandidatëve në kategorinë përkatëse të Academy Awards. “Two People Exchanging Saliva”Ky projekt është realizuar si bashkë-prodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa titulli i tij origjinal…

Read More

Komisioni Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri sot dha dritën jeshile për ndryshimet në ligjet për punët e brendshme dhe policinë, të cilat u ndryshuan gjashtë muaj më parë. Me ndryshimet e reja, Sektori aktual për Punë të Brendshme – Shkup po “promovohet” në Departamentin e Punëve të Brendshme – Shkup.Me këtë, kryeqyteti po merr një status më të lartë organizativ dhe një pozicion më të fortë në strukturën e policisë.Sipas propozuesve, ndryshimet ligjore nuk janë kozmetikë, por një mjet për efikasitet më të madh në terren. Ndryshimet u propozuan nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, ndërsa u kritikuan nga opozita duke e…

Read More

(E plotësuar) – Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në takimet e radhës të dialogut Kosovë–Serbi, të mbajtura në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Tema kryesore e këtyre takimeve ishte funksionalizimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së arritur më herët ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Pas përfundimit të takimeve, Bislimi ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e kohës ka kaluar në takime bilaterale,…

Read More

Banditë nigerianë që rrëmbyen më shumë se 150 besimtarë kërkojnë 17 motoçikleta në këmbim.Kjo vjen pasi sulmuesit bastisën tre kisha të ndryshme në shtetin Kaduna të goditur nga konflikti, në veriperëndim të Nigerisë, të dielën.Ata rrëmbyen 177 persona – përpara se 11 prej tyre të arrinin të arratiseshin.Kjo shënon një nga rrëmbimet masive më të mëdha në muajt e fundit për vendin – i cili është përfshirë nga dhuna sektare.Dhe rrëmbyesit tani po kërkojnë 17 motoçikleta – që kushtojnë afërsisht 1,000 dollarë secila – për të filluar negociatat për lirimin e tyre, thanë banorët vendas për Associated Press.Udhëheqësi i fshatit…

Read More

Bashkimi e ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës duke eliminuar GO+ Pejën në përballjen mjaftë dramatike.Skuadra prizrenase triumfoi me rezultat 70-73 (22-20, 17-22, 11-12, 20-19).Peja e nisi më mirë për ta mbyllur çerekun e parë me dy pikë avantazh, mirëpo Bashkimi u këndell në çerekun e dytë duke e përmbysur rezultatin, për të shkuar tre pikë përpara.Çereku i tretë ishte tepër i baraspeshuar, ku Bashkimi e mbylli me një pikë avantazh (11-12), ndërsa pavarësisht përpjekjeve Peja nuk arriti të shkaktonte ndonjë përmbysje për t’i thyer mysafirët (20:19).Vlen të ceket së në minutën e fundit, ndeshja u ndëprrerë për disa…

Read More

Sigal Prishtina pësoi humbje ndaj Vëllaznimit të enjten mbrëma në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll. Megjithatë, fitorja 74:69 e arritur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nuk mjaftoi që skuadra gjakovare të kalojë më tej.Triumfi i Sigal Prishtinës në ndeshjen e parë, të zhvilluar para dy javësh në palestrën “Shani Nushi”, me rezultat 82:68, vendosi fatin e gjysmëfinales për “bardhekaltërve”.Në ndeshjen e kthimit, tifo-grupi “Plisat” mbështeti skuadrën, madje udhëheqësi i tyre, Rinor Grajqevci, mori rolin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të klubit, një vendim i nënshkruar nga Bekë Berisha.Sigal Prishtina mbylli pjesën…

Read More

Edicioni i 98-të i çmimeve Oscar tashmë ka të konfirmuar datën, vendin dhe prezantuesin. Ceremonia më e rëndësishme filmike në botë do të mbledhë sërish figurat kryesore të industrisë për të festuar arritjet më të mira të artit, në një mbrëmje që pritet të sjellë momente të reja dhe historike.E organizuar nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS), ngjarja vlerëson çdo vit arritjet më të spikatura në aktrim, regji, skenar dhe kategoritë teknike, duke u konsideruar çmimi më prestigjioz në kinemanë ndërkombëtare. – YouTube www.youtube.com Oscars 2026 do të mbahen të dielën, më 15 marsCeremonia e Oscars 2026…

Read More

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar qytetarët dhe bizneset e Prishtinës se ka filluar zbatimin e çmimores së re për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale, në përputhje me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në dhjetor 2023 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (Akt Nr. 90391).Sipas dokumentit zyrtar të çmimores, tarifa për amvisëritë rezidente është përcaktuar në 5.56 euro në muaj pa TVSH, respektivisht 6.20 euro në muaj me TVSH 8%, ndërsa për amvisëritë jorezidente tarifa vjetore arrin në 17.8 euro me TVSH.Çmimorja parasheh…

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj ligjëratës së mbajtur nga Dhomat e Specializuara, duke e konsideruar atë jo si një aktivitet edukativ, por si një përpjekje të qartë për të menaxhuar imazhin e gjykatës pas shkeljeve të vazhdueshme ndaj të drejtave themelore të të akuzuarve dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.Sipas OVL-UÇK-së, në vend që të merret me fushata propagandistike, Gjykata Speciale duhet të përmirësojë besueshmërinë e saj duke respektuar Kushtetutën, ligjet e vendit dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë.Organizata paralajmëron se ligjërata e fundit është e ngjashme me taktikat e përdorura nga organet e…

Read More

Jared Kushner, dhëndri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi sot se Gaza ka “potencial të jashtëzakonshëm” dhe prezantoi në Davos planet e administratës amerikane për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe rindërtimin e rajonit.Ai tha se “Gaza e re mund të sjellë shpresë dhe të bëhet një destinacion” dhe theksoi se administrata ka përgatitur një “plan kryesor” për zhvillimin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund konflikteve midis Izraelit dhe Hamasit.Kushner shtoi se plani mbështetet në demilitarizimin e Hamasit dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një “plan B” tjetër për këtë…

Read More