- Fitorja e AfD-së trondit Gjermaninë, çfarë sinjali është për pjesën tjetër të Evropës?
- Susan Sarandon, 79 vjeçe mahnit me pamjen rinore në një fustan elegant të zi në Festivalin e Filmit në Venecia
- Rrëfimi i nënës së dy djemve të përfshirë në incidentin me kapitenin e Njësive Speciale, Besart Ahmetin
- E ardhmja e Olises te Bayern Munich një mister
- Përplasen skenarët për LDK-në: Hoti propozon Shalën kryetar, Bajrami paralajmëron kandidaturën e saj po ashtu
- IAEA alarmon për Iranin: Inspektorët pa qasje në objektet bërthamore, tensionet në Hormuz përshkallëzohen
- Gattuso perfekt te Lazio, tri fitore në tri ndeshje dhe një rekord pas 14 vitesh
- Mësimi tërëditor në Prishtinë nis me dilema e diskutime
Author: korrektpress
Asgjë nuk kontribuon në një gjumë të mirë natën si ndjesia e shtratit të freskët dhe aromatik. Megjithatë, gjatë muajve të verës, temperaturat e larta dhe netët e nxehta bëjnë që çarçafët dhe mbulesat e jastëkëve të humbasin shpejt aromën e tyre të freskët, edhe nëse sapo janë larë.Kjo është arsyeja pse shumë njerëz përdorin sprej për pëlhura të blera në dyqan, por ato shpesh përmbajnë aroma intensive që mund të qëndrojnë në pëlhura ose të shkaktojnë acarim tek individët e ndjeshëm. Në vend të kësaj, një zgjidhje e thjeshtë mund të jetë një sprej i bërë në shtëpi i…
Sunny Hill Festival ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me flamingon rozë që u vendos në parkun e festivalit dhe që ditët e fundit ka ngjallur diskutime e interpretime të ndryshme në publik.Festivali publikoi një fotografi të flamingos, duke treguar historinë e saj dhe duke e cilësuar si një element artistik që ka shoqëruar rrugëtimin e Dua Lipës dhe Sunny Hill ndër vite.Në postimin e festivalit thuhet se flamingoja u shfaq për herë të parë në vitin 2018 në skenën e Billboard Music Awards, ndërsa më pas u bë pjesë e identitetit vizual të Dua Lipës në…
Instituti Demokratik i Kosovës ka mirëpretur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e dispozitave të kontestuara të Rregullores Zgjedhore nr. 04/2026 për Vëzhguesit e Zgjedhjeve. Sipas Gjykatës, këto dispozita tejkalonin Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke vendosur kushte dhe kufizime të reja për akreditimin dhe veprimtarinë e vëzhguesve.Dispozitat e shfuqizuara i jepnin KQZ-së kompetencë për të kërkuar informacione mbi burimet e financimit të organizatave pa bazë të qartë ligjore, zgjeronin kërkesat për dokumentacion ndaj organizatave vëzhguese dhe krijonin kritere të paqarta për refuzimin e akreditimit të organizatave dhe mediave. Këto rregulla linin hapësirë për vendimmarrje arbitrare…
Ministria e Shëndetësisë sot njofton opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile dhe po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.”Gjatë 2 gushtit janë regjistruar gjithsej 84 kontrolle të para, që është për 27 më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur ishin evidentuar 57 kontrolle.Pavarësisht rritjes ditore, numri i kontrolleve mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me kulmin e 18 korrikut, kur u regjistruan gjithsej 649 kontrolle.Sa u përket etheve të Nilit Perëndimor, në Institutin e Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht. Mostrat e fundit nga rastet e dyshuara kanë rezultuar negative në testimin PCR.…
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Llamallari ka reaguar ashpër ndaj dy rasteve të fundit të shkeljeve të rregullave të sigurisë në bregdet, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj kujtdo që rrezikon jetën e pushuesve.Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Llamallari e cilësoi të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm rastin në Dhërmi, ku një 12-vjeçari i ishte dhënë në përdorim një Jet Ski.“T’i dorëzosh një 12-vjeçari një Jet Ski është një veprim sa i papërgjegjshëm, po aq edhe i rrezikshëm për jetën e vetë fëmijës dhe të pushuesve në Dhërmi”, deklaroi ai.Ministri u ndal edhe te një tjetër rast…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa vendkalime vazhdojnë të regjistrohen pritje dhe kolona të automjeteve.Sipas QKMK-së, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 40 minuta, ndërsa për dalje janë rreth 10 minuta. Kolona e automjeteve në hyrje arrin në rreth 300 metra.Në Muçibabë, pritjet për hyrje në Kosovë janë edhe më të gjata, duke arritur deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 500 metra. Për daljen nga Kosova, në këtë pikë kufitare…
Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një shtëpi në një lagje të Zveçanit, ku banon familja Berisha, e cila ishte kthyer në pronën e saj pas 28 vjetësh.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Erduan Baliqi nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës, i cili ka bërë të ditur se zjarri është raportuar rreth orës 00:10.“Mbrëmë në mesnatë, rreth orës 00:10, një banor në një lagje në Zveçan ka vërejtur një zjarr në shtëpi”, ka deklaruar Baliqi.Sipas tij, Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.“Menjëherë Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në…
Stacioni Policor në Pejё, më datёn 31.07.2026, rreth orёs 21:40, ka pranuar informacion pёr tё shtёna me armё nё njё aheng.Sipas një njoftimi bëhet e ditur se policia ka dalё në vendngjarje dhe aty ka sekuestruar njё armё zjarri dhe njё karikator. “I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”.Po ashtu në njoftim thuhet se stacioni Policore në Pejё, më datёn 02.08.2026, në orёn 01:45, ka ndaluar nё pikё kontrolli veturën me tё dyshuarin i cili pas kontrollit nga zyrtarёt policor, tek i dyshuari janë gjetur dhe…
Me temperaturat që pritet të kalojnë 40 gradë celsius këto ditë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u bën edhe një herë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta.ISHP këshillon të shmangni ekspozimin direkt në diell dhe aktivitetin fizik jashtë midis orës 11:00 dhe 17:00, kur rrezatimi diellor është më i fortë.Kur jeni jashtë, rekomandohet të vishni rroba të lehta dhe të ndritshme, një kapelë me strehë të gjerë dhe syze mbrojtëse. Nëse është e mundur, është mirë të qëndroni në dhoma me ajër të kondicionuar, dhe nëse duhet të jeni…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari