KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ivica Daçiq në gjendje të rëndë, mjekët po luftojnë për jetën e tij – 72 orët e ardhshme janë kyçe

Ivica Daçiq në gjendje të rëndë, mjekët po luftojnë për jetën e tij – 72 orët e ardhshme janë kyçe

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike në Beograd për shkak të problemeve serioze shëndetësore dhe është vendosur në repartin e pulmonologjisë.

Ai po merr trajtim të terapisë intensive dhe është i lidhur me aparate për frymëmarrje, pasi i është diagnostikuar pneumoni e dyfishtë (infeksion në të dy mushkëritë).

Mjekët kanë thënë se situata është shumë e rëndë dhe po bëjnë gjithçka për ta stabilizuar atë, raporton danas.rs.

Mjekët kanë theksuar se në 72 orët e ardhshme pritet të shihet se si do të zhvillohet gjendja e tij, dhe për momentin është ende shumë herët për një parashikim.

Daçiqi ka pasur probleme me shëndetin edhe ditët e fundit dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në disa angazhime të punës politike kohët e fundit.

Ndryshe, Daçiq ka qenë zëdhënës i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit gjatë viteve 90-ta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.