Author: korrektpress

Ankthi ndodh në një formë tek pothuajse çdo fëmijë. Është e natyrshme që prindërit të duan t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga stresi, por është po aq e rëndësishme t’u mësojnë atyre se si të përballen me ankthin. Është një aftësi që do t’u shërbejë gjatë gjithë jetës së tyre. Prindërit mund ta ndihmojnë fëmijën e tyre të njohë, pranojë dhe kapërcejë frikën e tij më lehtë përmes mënyrave të thjeshta, por efektive të komunikimit, shkruan Your Tango.Frazat që i ndihmojnë fëmijët të përballojnë ankthin”A mund ta vizatosh atë?”Vizatimi ose pikturimi i asaj që i shqetëson i ndihmon fëmijët të…

Read More

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e inspektimit kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme kontrolle në terren në rrugën “Muharrem Fejza” dhe në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku kanë identifikuar dhe shkyçur disa lidhje ilegale në rrjet.Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, lidhjet ilegale janë shkyçur, ndërsa për të gjitha rastet e evidentuara do të ndërmerren procedura ligjore.Sipas njoftimit, lëndët do të procedohen në Prokurori për trajtim të mëtejmë. /Telegrafi/

Read More

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” është shpërblyer me Çmimin e Parë në Festivalin “Pushka e Parë e Lirisë”, i cili u mbajt në Podujevë.Ramosaj ka përgëzuar anëtarët e ansamblit dhe të gjithë kontribuuesit për këtë sukses, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi të talentit dhe përkushtimit për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. “Java e Diasporës” nis në Deçan me këngë e valle “Krenaria e Deçanit vazhdon të shkëlqejë! Na keni bërë krenarë!”, ka shkruar Ramosaj. /Telegrafi/

Read More

Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati ka njoftuar se në Mokna është mbajtur manifestimi tradicional “Të Qethat 2026”, i cili ka bashkuar qethëtarë, blegtorë, qytetarë, bashkatdhetarë dhe vizitorë të shumtë.Sipas Feratit, aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive, me gara sportive, muzikë dhe aktivitete që promovojnë traditën, kulturën dhe mikpritjen e kësaj treve.Ferati ka vlerësuar bukuritë natyrore të Mokrës, duke e cilësuar atë si “bukuroshja e Ballkanit” dhe një pasuri me potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e identitetit lokal.“Ka vende që flasin vetë me bukurinë e tyre. Një prej tyre është Mokna, bukuroshja e Ballkanit!”,…

Read More

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për qëndrimin ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke pretenduar se kjo parti nuk ka shprehur vërejtje apo mospajtime ndaj qeverisjes së tij.Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, Sveçla ka përmendur kritikat e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa, si dhe shqetësimet e KfW-së për ndërmarrjen “Termokos”.Ai ka kritikuar gjithashtu gjendjen e qytetit, duke përmendur mbeturinat gjatë festivalit “Sunny Hill”, ndërsa ka rikthyer edhe pretendimet e bëra në bisedat e publikuara…

Read More

Xabi Alonso ka deklaruar se “plaga” e lënë nga largimi i tij nga Real Madridi tashmë është shëruar, ndërsa beson se drejtimi i Chelseat është mundësia ideale për ta rindërtuar karrierën.Trajneri spanjoll u emërua në krye të Real Madridit në qershor të vitit 2025 mes pritshmërive të mëdha, pasi kishte bërë histori me Bayer Leverkusenin duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë në sezonin 2023/24 pa pësuar asnjë humbje.Megjithatë, aventura e tij në “Santiago Bernabeu” zgjati vetëm 34 ndeshje. Alonso u shkarkua në mesin e janarit, pasi regjistroi 24 fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje.Në momentin e largimit të tij,…

Read More

Një person ka njoftuar policinë se në bodrumin e një ndërtese ka parë një person të shtrirë i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:33, në Pejë.Tutje bëhet e ditur se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë viktimën ku me të arritur në Spitalin e Pejës është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.“Një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në bodrumin e një ndërtese ka parë një person të shtrirë i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.…

Read More

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në Pejë, pasi është goditur nga një tren që po qarkullonte në drejtim të Fushë Kosovës.Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi bërë të ditur për Telegrafin se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe Prokurori i Shtetit. Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për identifikimin e viktimës”, ka deklaruar Nikçi.Ngjarja është raportuar rreth orës 05:32, kur treni që ishte nisur nga…

Read More

LSDM sot ka akuzuar kryeministrin Hrisitjan Mickoski se me deklaratat e tij për ujin në Gostivar, ka pranuar se është kryer vepër penale.”Unë besoj se për herë të parë pas shumë vitesh, qytetarët do të përdorin ujë që është plotësisht bakteriologjikisht i sigurt, tha Hristijan Mickoski dy ditë më parë.Me këtë dënim, kryeministri pranoi se për më shumë se dy vjet, ndërsa OBRM-PDUKM kishte pushtet absolut, uji në Gostivar nuk ishte bakteriologjikisht i sigurt.Ata e dinin për dy vjet, heshtën për dy vjet ndërsa qytetarët pinin ujë të kontaminuar. Uji në Gostivar ende nuk është plotësisht i sigurt. Pas hiperklorimit,…

Read More

Një qytetar ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës për një shtyllë të ndriçimit publik në rrugën që lidh Rrethin e Dukagjinit me Stacionin e Autobusëve.Përmes një ankese të publikuar në rrjetet sociale, qytetari ka shprehur shqetësimin se shtylla mund të paraqesë rrezik për sigurinë e kalimtarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion, raporton Telegrafi. “Urgjencë për Komunën e Prishtinës! Ju lutem veproni sa më shpejt deri sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi!”, ka shkruar qytetari.Sipas tij, bëhet fjalë për një shtyllë të vendosur në pjesën e mesme të rrugës që çon nga Rrethi i Dukagjinit në drejtim të Stacionit të…

Read More