- Ivica Daçiq në gjendje të rëndë, mjekët po luftojnë për jetën e tij – 72 orët e ardhshme janë kyçe
- Momenti kur Edon Zhegrova e kishte në dorë kualifikimin e Juventusit
- Momenti i frikshëm në “Santiago Bernabeu”: Raul Asencio dërgohet me barelë pas lëndimit
- Gjermania dhe Belgjika paralajmërojnë Hungarinë për ‘kalimin e vijës së kuqe’ për shkak të vetos ndaj Ukrainës
- Si “deepfake” po shfrytëzojnë rrjetet sociale për mashtrime masive?
- Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec
- “Mbylle gojën”, Bebe Rexha doli për t’i përshëndetur njerëzit në ballkon, por mori një përgjigje brutale nga fqinjët në Londër
- Paraqitje e madhe e Juvetusit dhe Zhegrovës nuk sjell kualifikimin: Galatasaray kalon tutje pas 120 minutash lufte
Author: korrektpress
Manchester United janë gati të nisin bisedimet me Kobbie Mainoo për një kontratë të re.Në të njëjtën ditë kur United konfirmuan se një mesfushor kyç do të largohet nga “Old Trafford” – me Casemiron, që së shpejti mbush 34 vjeç, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni – klubi po synon tani të sigurojë të ardhmen e një tjetër mesfushori, shumë më të ri, përmes një marrëveshjeje të përmirësuar ndjeshëm.Raportohet se tashmë ka pasur kontakte fillestare me përfaqësuesit e Mainoos, me planin për t’u ulur dhe për të diskutuar detajet e një kontrate të re dhe më…
Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka marrë vëmendje me një postim të rri në rrjete sociale.Bëhet fjalë për një tatuazh të ri, i cili ka lënë të nënkuptohet shumë për jetën e tij personale.Këngëtari duket se ka gjetur dashurinë e re, ndonëse nuk ka ndarë më shumë detaje. Foto: InstagramNë një tatuazh të radhës ka shkruar ‘Ejona’ dhe një datë, ndërkohë që shihet një dorë e një vajzës.”Ejona 25.12.2025. Trëndafil në kohë lufte”, thuhet në tatuazhin e ri të Kallakut.Duket se kjo është gruaja që ia ka marrë zemrën Besit, edhe pse nuk ka deklaruar akoma asgjë.Besi ka një…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i cili është pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sonte përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se ka pasur një takim dypalësh me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnja dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe më pas ka zhvilluar shumë takime dypalëshe me kompani shumëkombëshe.“Duhet sërish t’i ristartojmë të gjitha ato projekte energjetike ndoshta të harruara në të kaluarën, si Çebren dhe Galishtë, ura e Boshkut dhe të tjerat, dhe ta ofrojmë potencialin për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë për një numër të madh investitorësh, të cilët treguan interes të padiskutueshëm…
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se mesazhi i tij për kreun rus, Vladimir Putin, është se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, pas, siç e përshkroi ai, “bisedimeve të mira” me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Davos.Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë zhvilluar për javë të tëra diplomaci intensive “shuttle”, ndërsa Kievi përballet me presionin e Trumpit për të siguruar paqe në një konflikt pothuajse katërvjeçar, pavarësisht shenjave të vogla që Moska dëshiron të ndalojë luftime.Pas takimit me kreun ukrainas, i cili zgjati rreth një orë, Trump tha se kishin pasur një bisedë “të mirë”, por nuk dha detaje të mëtejshme…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, në ambientet e komunës.Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e komunave. Gjeneralmajor Ulutaş ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.Po ashtu, është theksuar se KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre…
Përzgjedhësi i kombëtares rumune, Mircea Lucescu, është shtruar me urgjencë në spital këtë javë dhe aktualisht ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.Problemet shëndetësore të teknikut 80-vjeçar kanë nisur nga një ftohje e rëndë që ai pësoi pas Krishtlindjeve, e cila më pas ka ndikuar edhe në zemër. Lucescu përfundoi në shtrat spitali pasi u shtrua urgjentisht nga mjekët në Bukuresht.Ai u godit nga një ftohje e fortë gjatë pushimeve dimërore, por situata u komplikua për shkak të problemeve kardiake dhe moshës së avancuar. Fillimisht, trajneri iu nënshtrua një trajtimi shumë intensiv, por nuk arriti të rikuperohej dhe, përkundrazi, gjendja e…
Ivanka Trump ka shkuar në Kryeministri mbrëmjen e së enjtes.E bija e Presidentit amerikan, Donald Trump, u prit nga Kryeministri Edi Rama.Të mërkurën në mbrëmje, Ivanka Trump zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë. Në fokus të bisedimeve ishin projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës, shkruan A2.Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump qëndruan disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet, së…
Një mësuese me përvojë, Emily Bute, ka deklaruar se planifikon të edukojë fëmijët e saj në shtëpi, duke hapur një debat në rrjetet sociale.Britanikja shpjegon se vendimi i saj nuk është një kritikë ndaj shkollës publike, por një zgjedhje personale e bazuar në përvojën e saj dhe studimet mbi mënyrat më efektive të mësimdhënies.Bute thotë se arsimi në shtëpi do t’u mundësojë fëmijëve të mësojnë në grupe të vogla, me mësim të personalizuar, të zhvillojnë kuriozitetin dhe të kenë më shumë kontakt me natyrën dhe aktivitet fizik. Ajo shton se sistemi tradicional shpesh është i ngjeshur dhe i fokusuar tek…
Elon Musk ka parashikuar një të ardhme ku robotët do të tejkalojnë njerëzit në numër, gjatë paraqitjes së tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.Duke folur në një sesion publik, Musk tha se zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale dhe robotikës do të sjellë një bum ekonomik të paprecedentë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë. Sipas tij, robotët dhe sistemet e avancuara të AI-së do të jenë në gjendje të plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat njerëzore. — (@) “Do të ketë kaq shumë robotë saqë në fund ata do të jenë më të shumtë…
Kancelari gjerman Friedrich Merz të enjten lëshoi një thirrje zgjimi për aleatët e tij evropianë, duke i nxitur ata të përshtaten shpejt me faktin se rendi i vjetër botëror po “shpërbëhet me një ritëm marramendës”.Merz iu drejtua Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, vetëm disa orë pas një kthese të madhe në lidhje me Grenlandën nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili tërhoqi kërcënimet e tij për përdorimin e forcës për të marrë kontrollin mbi ishullin Arktik që është pjesë e aleatit të NATO-s, Danimarkës.Trump tha gjithashtu se do të përmbahej nga vendosja e tarifave shtesë për një…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari