- Përplasen skenarët për LDK-në: Hoti propozon Shalën kryetar, Bajrami paralajmëron kandidaturën e saj po ashtu
- IAEA alarmon për Iranin: Inspektorët pa qasje në objektet bërthamore, tensionet në Hormuz përshkallëzohen
- Gattuso perfekt te Lazio, tri fitore në tri ndeshje dhe një rekord pas 14 vitesh
- Mësimi tërëditor në Prishtinë nis me dilema e diskutime
- Trump kërcënon të ndalojë prodhuesin kanadez të aeroplanëve Bombardier nga shitja në SHBA
- Kulla Eiffel mbyllet për shkak të grevës së stafit, pasi gratë ‘u bënë të padukshme’ për vizitën e grupit hindu
- Ndalohet 51-vjeçarja nga Shkupi, dyshohet për zjarrvënie
- Motra e Laurent Krasniqit publikon një bisedë të mëparshme me vëllanë e ndjerë
Author: korrektpress
Juventusi ka publikuar listën e plotë të yjeve që do të udhëtojnë për në Hong Kong, aty ku skuadra do të zhvillojë fazën përgatitore.Trajneri Luciano Spalletti ka ftuar kuptohet tërë ekipin e parë, megjithatë vëmendjen e ka marrë edhe sulmuesi shqiptar Arman Durmishi.Durmishi përfaqëson Shqipërinë U19, ndërsa fillimisht u ftua nga “Zonja e Vjetër” thjesht sa për të mbushur numrin, mirëpo pas paraqitjes së shkëlqyer në stërvitje, tekniku italian duket se ka vendosur ta shoh edhe më shumë.Në listën e plotë, ku ndodhet edhe Edon Zhegrova është edhe emri i Durmishit, i cili ndër të tjera është promovuar në ekipin…
Që nga e diela, kompanitë që krijojnë ose përdorin përmbajtje të gjeneruar nga Al duhet ta etiketojnë qartë atë, në përputhje me udhëzimet e reja të Bashkimit Evropian për transparencë.Qëllimi i këtyre rregullave është që qytetarët evropianë të mund të dallojnë menjëherë nëse përmbajtja që shohin në internet është autentike apo e krijuar nga Al.Ligji gjithëpërfshirës i BE-së për Al po hyn në fuqi në faza. Nga kjo e dielë, kompanitë duhet të sigurojnë që:Sistemet e AI-së, si chatbot-ët, t’u bëjnë të ditur përdoruesve se po ndërveprojnë me Al;Imazhet, tekstet ose materialet e tjera të krijuara nga AI të mbajnë…
Audi A2 i ri po i afrohet debutimit zyrtar, i cili pritet vjeshtën e ardhshme në Evropë. Ndërsa emri shënon rikthimin e një modeli të njohur, A2 i ri është i fokusuar fort në të ardhmen elektrike të Audi.Audi A2 i ri do të jetë një hatchback tërësisht elektrik dhe prototipet vazhdojnë t’i nënshtrohen testimeve.Kohët e fundit, një prototip i A2 u pa në pistën e famshme të Nürburgringut në Gjermani, siç shihet në videon më poshtë.Kamuflazh i rëndë mbulon ende prototipin, por nuk mund ta fshehë atë që kemi dyshuar tashmë: A2 i ri merr frymëzim të qartë dizajni…
Ky rrëfim brilant për përpjekjet e gardës së vjetër për të rimarrë kontrollin e mbërthen në mënyrë të shkëlqyer absurditetin e gjithë kësaj ngjarjeje.Nga: John Simpson / The Guardian (titulli: The August Coup by Robert Service review – the drink-soaked collapse of the Soviet Union) Përkthimi: Telegrafi.comSundimi marksist-leninist në Rusi zgjati 74 vjet dhe, në gusht të vitit 1991, praktikisht u shemb brenda vetëm tri ditësh: një dëshmi e qartë se sa bosh ishte bërë. Në periudhën që pasoi, Rusia provoi demokracinë parlamentare dhe kapitalizmin e pastër, pastaj u rikthye në autokraci. Tani ajo po përballet me pasojat e një…
VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po mban peng shqiptarët, për interesa të tyre personale.”Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) nuk e mbron kauzën shqiptare, por e mban peng. Hesapi i tyre është i thjeshtë. Ose ata në kolltuqe, ose nuk ecën asgjë. Kur janë në pushtet, gjithçka është në terezi. Kur mbeten jashtë, përnjëherë prishet dynjaja. E pra, ai film nuk kalon më.Por ta sqarojmë një gjë. Shqiptarët nuk ua kanë borxh pushtetin e përjetshëm karrigexhinjve të Reçicës së Vogël. Nuk u kanë borxh a ministra, as drejtorë dhe as tenderë. Aq më pak ua kanë dhënë të drejtën që,…
Një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në rrugën “Sheshi i Arbërit”, te Bunari i Hajratit në Prishtinë.Sipas drejtorit të Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi rasti është raportuar sot rreth orës 10:50.“Është pranuar informata për zjarr në një shtëpi. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar”, ka thënë Gashi për Telegrafin.Deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për dëmet e shkaktuara nga zjarri. /Telegrafi/
Asgjë nuk kontribuon në një gjumë të mirë natën si ndjesia e shtratit të freskët dhe aromatik. Megjithatë, gjatë muajve të verës, temperaturat e larta dhe netët e nxehta bëjnë që çarçafët dhe mbulesat e jastëkëve të humbasin shpejt aromën e tyre të freskët, edhe nëse sapo janë larë.Kjo është arsyeja pse shumë njerëz përdorin sprej për pëlhura të blera në dyqan, por ato shpesh përmbajnë aroma intensive që mund të qëndrojnë në pëlhura ose të shkaktojnë acarim tek individët e ndjeshëm. Në vend të kësaj, një zgjidhje e thjeshtë mund të jetë një sprej i bërë në shtëpi i…
Sunny Hill Festival ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me flamingon rozë që u vendos në parkun e festivalit dhe që ditët e fundit ka ngjallur diskutime e interpretime të ndryshme në publik.Festivali publikoi një fotografi të flamingos, duke treguar historinë e saj dhe duke e cilësuar si një element artistik që ka shoqëruar rrugëtimin e Dua Lipës dhe Sunny Hill ndër vite.Në postimin e festivalit thuhet se flamingoja u shfaq për herë të parë në vitin 2018 në skenën e Billboard Music Awards, ndërsa më pas u bë pjesë e identitetit vizual të Dua Lipës në…
Instituti Demokratik i Kosovës ka mirëpretur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e dispozitave të kontestuara të Rregullores Zgjedhore nr. 04/2026 për Vëzhguesit e Zgjedhjeve. Sipas Gjykatës, këto dispozita tejkalonin Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke vendosur kushte dhe kufizime të reja për akreditimin dhe veprimtarinë e vëzhguesve.Dispozitat e shfuqizuara i jepnin KQZ-së kompetencë për të kërkuar informacione mbi burimet e financimit të organizatave pa bazë të qartë ligjore, zgjeronin kërkesat për dokumentacion ndaj organizatave vëzhguese dhe krijonin kritere të paqarta për refuzimin e akreditimit të organizatave dhe mediave. Këto rregulla linin hapësirë për vendimmarrje arbitrare…
Ministria e Shëndetësisë sot njofton opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile dhe po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.”Gjatë 2 gushtit janë regjistruar gjithsej 84 kontrolle të para, që është për 27 më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur ishin evidentuar 57 kontrolle.Pavarësisht rritjes ditore, numri i kontrolleve mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me kulmin e 18 korrikut, kur u regjistruan gjithsej 649 kontrolle.Sa u përket etheve të Nilit Perëndimor, në Institutin e Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht. Mostrat e fundit nga rastet e dyshuara kanë rezultuar negative në testimin PCR.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari