- Modeli 355 nga Evoluto ka një çmim prej 650 mijë euro, tani është gati dhe mund ta merrni ne motor V8 3.7 litra që prodhon 474 kuaj-fuqi
- Sulme me raketa në Kiev – pamje edhe nga hapësira
- Komediani britanik Russell Brand i mohoi akuzat e reja për përdhunim dhe sulm seksual
- Një milion euro në automjet, tre persona ndalohen për 48 orë – dyshohen për “Shpëlarje parash”
- Sondazhi i përdoruesve të Meta zbuloi se 19 për qind e adoleshentëve të rinj në Instagram raportojnë se shohin imazhe nudo të padëshiruara
- Kostumi i Lojërave Olimpike Dimërore i Jutta Leerdam del në ankand, çmimi që ka arritur deri më tani
- Bileta e lotarisë e zgjedhur nga shitësi i dyqanit në Ohio i solli gruas 40,000 dollarë – këtë shumë do ta marrë për 25 vite me radhë
- Juventusi synon portierin e madh brazilian si zëvendësues të Di Gregorios
Author: korrektpress
Mbrojtësi francez Dayot Upamecano ende nuk ka dhënë dritën jeshile për ofertën e rinovimit të kontratës me Bayern Munich.Situata ka filluar të shkaktojë pakënaqësi në radhët e drejtuesve të klubit bavarez.Në fillim të muajit janar, disa media raportuan se Upamecano ishte shumë pranë rinovimit të kontratës së tij me Bayernin. Megjithatë, më shumë se dy javë më vonë, njoftimi zyrtar ende mungon.Sipas asaj që raporton sot Abendzeitung, ndryshe nga sa ishte menduar fillimisht, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje të plotë. Dy pikat kryesore të mosmarrëveshjes janë: së pari, kohëzgjatja e kontratës së re (deri në vitin 2030 ose…
Zv. ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni njofton se nga 1 shkurti fillon zbatimi i Ligjit për Kundërvajtje apo siç njihet zbatimi i projektit “Safe City”.Iseni thotë se “Safe City” ka përqëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve në trafik.“Safe City” nuk janë kamerat. Është jetë e shpëtuar. Është fundi i kaosit në rrugë dhe i papërgjegjshmërisë që ka marrë jetë njerëzish”, shkruan Iseni në profilin e tij në Facebook.Ai poashtu ka akuzuar BDI-në se zgjodhi të dalë kundër sigurisë së qytetarëve.”Nga premtime për mbështetje, kaluan në sabotim të ligjit jetik, vetëm për pazare të ulëta politike.Sot u pa qartë:…
Pep Guardiola e ka shpallur Arsenalin si ekipin më të mirë në botë, gjë që ai mendon se mund të vërtetohet nga rezultatet e “Topçinjve” në Angli dhe në Evropë.Arsenali ka një epërsi prej shtatë pikësh në krye të Ligës Premier dhe është skuadra e parë që siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.Ata janë gjithashtu në një pozicion të mirë për të siguruar një vend në finalen e Kupës Carabao, pasi mposhtën Chelsean në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Superkompjuteri i Opta-s parashikon shanset e skuadrave që kalojnë tutje dhe fituesin e Ligës së Kampionëve Këto…
Një ligjëratë mbi Gjykatën Speciale e cila është mbajtur të enjten në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të ndryshme nga institucione dhe organizata.Nga organizata YIHR KS kanë dhënë sqarime se sesioni informues (ligjëratë) i cili është mbajtur para nxënësve të shkollës “Xhevdet Doda” është realizuar me lejen e institucionit arsimor. Behrami reagon ndaj ligjëratës së Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda”: UÇK-ja organizatë e përbashkët kriminale? Sipas tyre, sesione të tilla mbahen që nga viti 2018, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, në bashkëpunim me përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. “Këto…
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka deklaruar se shpreson që klubi dhe Vinicius Junior të arrijnë një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, mes spekulimeve të vazhdueshme rreth së ardhmes së sulmuesit brazilian. Rinovimi i kontratës së Vinicius, i pezulluar që nga vera e kaluar, ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit gjatë këtij sezoni.Pas largimit të Xabi Alonsos, raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se Vinicius është sërish i hapur për të nënshkruar një kontratë të re me “Los Blancos”. Agjenti i lojtarit ndodhet aktualisht në Madrid, megjithatë deri më tani nuk ka sinjale konkrete për përparim në…
Ka përfunduar intervistimi, të dyshuarit për manipulim të votave nxirren me duar të lidhura nga stacioni policor në Prizren. Ndryshe, për pak pritet që Prokuroria Themelore e Prizrenit të dal në një konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit. Telegrafi do të ju mbajë të ju informuar.
Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, pas votimit të Ligjit për kundërvajtje në Kuvend, tha se me këto ndryshime nga 1 shkurti do të nis zbatimi i projektit “Safe City”.Qoku tha se ky projekt mbron qytetarët dhe se për VLEN-in jeta e njerëzve nuk ka çmim, njofton Telegrafi Maqedoni.”Ligji për kundërvajtje, u miratua sot në Kuvend me dy të tretat e votave, që do të thotë se nga 1 shkurti projekti Safe City do të fillojë të zbatohet. Ky projekt mbron qytetarët. Për VLEN jeta e njerëzve nuk ka çmim dhe nuk mund të bëhet matematike për pazare…
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1.758 të burgosur, ndërkaq ka kapacitete të lira rreth 800 shtretër.Një njoftim tutje thuhet se raportimet në disa media se Shërimi Korrektues i Kosovës ka mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Lexoni të plotë njoftimin:Pas informacioneve që po qarkullojnë në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, njoftojmë opinionin publik se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1 758 të burgosur.Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete të lira rreth 800…
Dezinformimi në fushën e shëndetësisë është një nga format më të rrezikshme të keqinformimit, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve. Kështu u shpreh Aimona Vogli, menaxhere editoriale në Faktoje.al, në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com – YouTube www.youtube.com “Informacioni i rremë për shëndetin nuk është një problem abstrakt, por një rrezik real që ndikon në vendimmarrjen e njerëzve. Kur flasim për dezinformim nuk është një gjë abstrakte…Raste të tilla mund të çojnë deri te ndërprerja e mjekimeve dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të pacientëve”, u shpreh ajo.Vogli vuri në dukje se mund të krijon pasiguri. “Shpërndarja e…
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen ka përsëritur se sovraniteti i Grenlandës nuk është objekt negociatash, duke theksuar se NATO nuk ka mandat të zhvillojë bisedime në emër të Danimarkës apo Grenlandës. Ajo njoftoi gjithashtu se të premten do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte.Këto deklarata vijnë në mes të tensioneve të shtuara pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur sërish interes për blerjen e këtij territori.Frederiksen iu referua bisedimeve të fundit ndërmjet udhëheqësve të NATO-s dhe presidentit amerikan, raporton bbc.“Siç e kam kuptuar, NATO dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë biseduar për një angazhim më të madh…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari