Author: korrektpress

Në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti është mbajtur Simpoziumi Shkencor me temën “Kalaja e Binçës – Histori, Trashëgimi, Shqipëri”, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në organizim të Famullisë së Binçës.Në këtë aktivitet morën pjesë profesorë universitarë, studiues, përfaqësues institucionesh, klerikë, veprimtarë të kulturës dhe mysafirë të tjerë. Përmes kumtesave shkencore, pjesëmarrësit trajtuan rëndësinë historike, arkeologjike dhe kulturore të Kalasë së Binçës, duke prezantuar hulumtime dhe vlerësime mbi trashëgiminë e kësaj treve.Kryetari Sokol Haliti theksoi rëndësinë e ruajtjes, hulumtimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, si përgjegjësi ndaj historisë dhe brezave të…

Read More

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka uruar nisjen e edicionit të 16-të të EtnoFest-it, që po mbahet në fshatin Kukaj.Rama ka vlerësuar rolin e festivalit në ruajtjen dhe promovimin e traditës dhe kulturës shqiptare, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuojnë në organizimin dhe vazhdimësinë e tij.“Urime për Edicionin e 16-të të EtnoFest-it dhe mirënjohje për të gjithë ata që, me përkushtim, vazhdojnë ta mbajnë gjallë shpirtin e kulturës sonë”, ka shkruar Rama.“Shihemi në Kukaj”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Read More

Ferran Torres ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth së ardhmes së tij, pasi nuk e përjashtoi mundësinë e një transferimi te Paris Saint-Germain gjatë një interviste të fundit.Sulmuesi spanjoll, i cili ka qenë vazhdimisht i lidhur me kampionët e Francës gjatë kësaj vere, u tregua i kujdesshëm në përgjigjen e tij, por la të kuptohet se në futboll asgjë nuk mund të konsiderohet e sigurt.”Në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda një minute. Nuk i dihet kurrë”, deklaroi fillimisht Torres për CNN.Më pas ai shtoi: “Duhet të jem gati për gjithçka”, një përgjigje që është interpretuar si një sinjal…

Read More

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se Qeveria Kurti po vazhdon investimet në Komunën e Prishtinës, duke theksuar se projektet infrastrukturore po realizohen në të gjitha komunat e Kosovës, pa dallime politike.Basha ka bërë të ditur se rruga “Bajram Bahtiri” është projekt me vlerë prej 2.9 milionë eurosh, nga të cilat 1.4 milionë euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.Sipas tij, gjatë punimeve në terren, ekipet e ministrisë kanë vërejtur se në tabelën informuese të projektit ishte paraqitur vetëm Komuna e Prishtinës si investitore. Pas vërejtjes së ministrisë, tabela është korrigjuar dhe Ministria e Infrastrukturës dhe…

Read More

DJ dhe producenti amerikan, Seth Troxler, ka reaguar pas paraqitjes së tij në Sunny Hill Festival, duke ndarë emocionet dhe mirënjohjen për përvojën e tij në Kosovë.Përmes një postimi në Instagram, Troxler ka falënderuar Dua Lipën, organizatorët e festivalit dhe ekipin e Sunny Hill për ftesën, duke vlerësuar atmosferën dhe energjinë e krijuar gjatë festivalit.“Faleminderit Dua Lipa, Sunny Hill Festival për atë energji të Ballkanit! Një falënderim i madh për Dua Lipën, Dukagjinin dhe ekipin që më ftuan”, ka shkruar ai. Foto: InstagramDJ amerikan ka ndarë gjithashtu emocionet për një dhuratë të veçantë që ka marrë gjatë qëndrimit të tij…

Read More

Situata rreth rinovimit të kontratës së Vinicius Junior me Real Madridin vazhdon të mbetet pa zgjidhje dhe duket se është shumë më e ndërlikuar sesa ishte menduar fillimisht.Kontrata aktuale e brazilianit me klubin madrilen skadon në fund të qershorit të vitit 2027, që do të thotë se ai tashmë ka hyrë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2022.Në rast se nuk arrihet një marrëveshje e re, Vinicius është lidhur me një transferim te kampioni i Ligës Premier, Arsenali, me trajnerin Mikel Arteta që raportohet se e dëshiron sulmuesin brazilian në skuadrën e tij.Përfaqësuesit e Viniciusit,…

Read More

Ukraina goditi një tjetër depo të Wildberries në rajonin Vladimir të Rusisë të hënën, sulmi i tretë brenda dy javësh në rrjetin logjistik të gjigantit të tregtisë elektronike, ndërsa Kievi synon atë që e quan një zinxhir kyç furnizimi për komponentët e dronëve ushtarakë rusë.Tymi i zi i dendur mund të shihej duke u ngritur nga depoja e tregtisë elektronike në fotot dhe videot e postuara në rrjete sociale nga banorët vendas. Dronë u panë gjithashtu duke fluturuar përpara sulmit.Shërbimi për shtyp i Wildberries konfirmoi se zjarri kishte shpërthyer në objekt dhe fillimisht tha se nuk kishte viktima.Guvernatori i rajonit…

Read More

Të enjten më 6 gusht në ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.E para kësaj date, kryeministri në detyrë ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e një marrëveshje për çështjen e presidentit. Në vazhdën e përpjekjeve për formimin e institucioneve, Kurti ditë më parë i dërgoi ftesë për takim liderëve të tre partive parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës. PDK dhe AAK refuzuan ftesën për takim, duke thënë se do të qëndrojnë në opozitë, gjersa lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pranuar takimin. Takimi Kurti-Abdixhiku do të mbahet sot në ora 18:00.…

Read More

Phil Collins ka zbuluar se gjatë vitit 2024 ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, aq sa fëmijët e tij menduan se po i jepnin lamtumirën e fundit. Ai kaloi shtatë muaj i shtruar në spital në Zvicër, pasi organet e tij filluan të dështonin si pasojë e rikthimit në konsumimin e tepërt të alkoolit.Collins, veshkat i pushuan së funksionuari dhe organet e tjera po i shuheshin gradualisht. Phil CollinsMenaxheri i tij thirri pesë fëmijët që të ishin pranë shtratit të tij, por muzikanti thotë se nuk e mban mend atë moment për shkak të gjendjes së rëndë.Ai u shtrua…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të martën (më 4 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.Vendimi u mor bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë”, thuhet në njoftim.Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.“Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.Ndërkaq,…

Read More