- Shkrepje me AK-47 në malet e Kaçanikut, gjenden 49 gëzhoja
- Ngërçi politik, Kosova në orët vendimtare për presidentin e ri
- Filmi për Michael Jacksonin i tejkalon filmat më të mirë biografikë të realizuar deri më tani për nga fitimet
- Mot i paqëndrueshëm gjatë javës, reshje të lehta dhe temperatura të ulëta
- Me gjoksin në rend të parë dhe getat transparente, Bebe Rexha ndez fansat me paraqitjen provokuese në Instagram: Ndjehem kaq e lirë
- A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?”, përgjigjet Hansi Flick
- Nagavci: LVV hoqi dorë nga posti i presidentit, edhe sonte mbesim në pritje të propozimeve nga PDK e LDK
- Rritet interesimi për dhurim të gjakut
Author: korrektpress
Afati kalimtar dimërorë i transferimeve nuk sjell vetëm përforcime, por edhe fitime të konsiderueshme për disa klube që kanë ditur të shesin në momentin e duhur. Një nga statistikat më interesante të afatit të janarit lidhet pikërisht me shumat e arkëtuara nga shitjet e lojtarëve.Afati i transferimeve dimërore për vitin 2026 është mbyllur në shumicën e kampionateve kryesore evropiane, me natën e së hënës së kaluar që shënoi fundin zyrtar për pesë ligat elitare të kontinentit. Megjithatë, në disa vende të tjera, merkatoja mbetet ende e hapur për disa ditë. Në krye të renditjes qëndron Atlético de Madrid, i cili…
Një incident me armë zjarri është raportuar të mërkurën, rreth orës 18:00, në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit.Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e incidentit një person ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga autoritetet shëndetësore.Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si…
Muzikanti i njohur Ardit Stafaj nuk ia ka lënë keq me gabime gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, duke regjistruar disa prej momenteve më të komentueshme të sfidës së së vëllait të madh që testonte njohuritë e banorëve për faktet dhe historinë e vendit.Gjatë lojës, Arditi nuk arriti të përgjigjej se në cilin qytet ndodhet dukuria e famshme e Bifurkacionit – që në rastin konkret është në Ferizaj. Edhe kur iu kërkua të emëronte tre fshatra të këtij qyteti, ai nuk mundi të japë asnjë përgjigje. Po ashtu, muzikanti nuk ishte në dijeni se kampionja olimpike…
Edhe pse është e qartë se Samsung do të prezantojë serinë Galaxy S26 më 25 shkurt, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga kompania koreano-jugore. Megjithatë, kanë dalë videot e shkurta zyrtare që paralajmërojnë pajisjet e ardhshme.Samsung ka njoftuar për përmirësime në zmadhimin dhe kapacitetet e regjistrimit të videos në kushte me dritë të dobët për serinë Galaxy S26. Në videon e parë, përdoruesi zmadhon një qen që qëndron në veturë dhe regjistrimi sugjeron nivele zmadhimi shumë mbi 10x. – YouTube www.youtube.com Thuhet se Galaxy S26 Ultra do të ketë një lente telefoto periskopike 50 MP me zmadhim optik 5x dhe…
Mesfushori francez me famë botërore, N’Golo Kante, i transferuar nga Al Ittihad, ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me Fenerbahçen.Lojtari, një nga nënshkrimet më të rëndësishme të klubit verdhë-blu gjatë afatit të dimrit, zbarkoi në aeropirtin ‘Sabiha Gokçen” me një aeroplan privat nga Arabia Saudite. Ai u shoqërua nga anëtarët e Bordit të Fenerbahçes.Mijëra tifozë të Fenerbahçes prisnin në dalje të terminalit për të përshëndetur yllin francez me flakadan dhe brohoritje.Fenerbahçe’nin yeni transferi N’Golo Kante, İstanbul’dahttps://t.co/wG6dpdoBOj pic.twitter.com/ySP8eP6xi2— İHA Spor (@iha_spor) February 4, 2026 Për shkak të interesit të madh, autoritetet kishin marrë masa të gjera sigurie.Pas uljes së avionit,…
Nga debutimi si 16-vjeçar në Mitrovicë, te kalitja shpirtërore në Japoni dhe roli i liderit nën peshën e pritjeve të përhershme, një rrëfim i rrallë për sakrificat e padukshme, karakterin dhe forcën që i dhanë përgjegjësitë përtej parketit në kapitujt më të vështirë të karrierësNë historinë e basketbollit kosovar të pasluftës, pak emra kanë bartur njëkohësisht kaq shumë dashuri, presion dhe përgjegjësi sa Drilon Hajrizi. I rritur në një qytet ku basketbolli nuk është sport, por identitet, ai debutoi herët, u përball me pritje të pamëshirshme dhe u formësua në arenat e përballjeve më të forta, nga Kosova deri te…
Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme është regjistruar në Indi, ku një burrë pësoi lëndime të rënda pasi një bateri shpërtheu brenda gojës së tij.Sipas raportimeve lokale, incidenti ndodhi teksa burri po qëndronte në një dyqan dhe po kalonte kohën. Në rrethana ende të paqarta, ai kafshoi një bateri, duke shkaktuar menjëherë një reagim të dhunshëm. Bateria shpërtheu dhe mori flakë brenda gojës së tij, duke i shkaktuar djegie serioze. I lënduari u transportua me urgjencë në spital, ku mori ndihmën mjekësore të nevojshme. Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij është stabilizuar dhe se ai i shpëtoi…
Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, Benita u përball me një detyrë interesante dhe mjaft kërkuese: identifikimin e figurave të njohura historike dhe kulturore shqiptare. Sfida, e bazuar në foto, kërkonte që banorët të njihnin personalitete të shquara nga imazhet e tyre, duke testuar njohuritë e tyre për historinë dhe kulturën kombëtare.Megjithatë, Benita nuk arriti të identifikonte figurën e Naim Frashërit, poetit të madh dhe një nga figurat më të respektuara të letërsisë dhe kombit shqiptar. – YouTube youtu.be Momenti u pa nga publiku si i veçantë, pasi dështimi për të njohur një emër kaq ikonë…
Prishtina e Re e ka mbyllur në vendin e fundit stinorin vjeshtor në Superligë, por nuk janë dorëzuar sa i përket mbijetesës.Kryeqytetasit e rinj duan të mbijetojnë në Superligë dhe kanë bërë disa transferime të rëndësishme, ku tanimë kanë prezantuar katër prej tyre. Sulmuesi Ibrahim Kargbo Jr është bashkuar me bardhekaltëritt pas një eksperience në Ukrainë te Dynamo Kiev, Slloveni te Celje e Bjellorusi te BATE Borisov. Skuadrës që drejtohet nga Qëndrim Kida i janë bashkuar edhe mbrojtësi anësorë Leart Zekolli si dhe mbrojtësi me përvojë Arbër Prekazi. E për krahun e majtë të mbrojtjes, përforcimi vjen nga Sllovenia me…
75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e administratës për të pezulluar vizat e emigracionit për 75 shtete, mes të cilave edhe Kosova e Shqipëria.Në letrën drejtuar Rubio, kongresmenët e cilësuan vendimin si “skandaloz dhe diskriminues”, duke theksuar se ai prek rreth 40% të vendeve të botës dhe mund të ndikojë te pothuajse gjysma e emigrantëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, pezullimi do të godasë drejtpërdrejt ribashkimin familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, organizatat fetare dhe bizneset e vogla.“Ky është…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari