- Jameela Jamil detyrohet të anulojë shfaqjen e saj ‘live’ të podcastit, për shkak të një problemi shëndetësor
- Si do të duket shtëpia e së ardhmes? Nga pajisjet me AI te shtretërit inteligjentë dhe robotët
- I mituri gjendet me plagë nga arma e zjarrit në Rahovec, vdes në spital
- Dramë te Juventusi: Edon Zhegrova ishte afër të mbetej të jashtë listës së Serie A, por në fund e larguan Milik
- Holandezët në mbështetje të Gazës, balonat me ngjyrat e Palestinës pushtojnë qiellin
- Si mënyra si uleni mund të ndikojë në vendimet tuaja? Shkencëtarët zbuluan një lidhje befasuese
- Juventus 1-1 Milan: Notat e lojtarëve, ylli i “Rossonerëve” shpallet më i miri, dëshpëron keq 20-milionëshi
- Aksident në Ferizaj, lëndohet një 7-vjeçar – shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
Author: korrektpress
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për një banore 41-vjeçare të Kratovës së cilës dje i është hequr liria dhe për të cilën po zhvillohen procedura për pengimin e zyrtarëve nga kryerja e veprimeve zyrtare dhe uzurpimit, thuhet në njoftimin e Prokrurorisë Publike.”Për një periudhë të gjatë kohore, me gjithë masat e marra deri më tani, i dyshuari vazhdon të uzurpojë lokalitetin “Kuklitsa”, i cili me dekret është shpallur monument natyror, për t’u ngarkuar vizitorëve pa bazë ligjore me tarifa hyrjeje, për të debatuar me ta dhe…
Hije dyshimi janë ngritur mbi procesin e përzgjedhjes së shtëpisë botuese që do të furnizojë me ditarë institucionet e arsimit parauniversitar. Nga dy operatorët në garë, njëri është diskualifikuar që në fazën fillestare.Duke nisur nga viti i ri shkollor, ditarët dhe dokumentet e tjera të nevojshme për organizimin e procesit mësimor mund të ndryshojnë furnitor.Ministria e Arsimit, e cila tash e disa vite furnizohet me dokumentacionin shkollor nga shtëpia botuese “Dukagjini”, e përzgjodhi një tjetër shtëpi botuese si furnitore për tri vitet e ardhshme të nga vitit 2026 deri më 2029.Fituese e konkursit, i cili ka ngritur pikëpyetje për transparencën…
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 58 seanca të hemodializës, përfshirë 20 pacientë nga diaspora që po qëndrojnë në Kosovë gjatë pushimeve.Sipas njoftimit, përveç pacientëve nga diaspora, trajtim me hemodializë kanë marrë edhe 22 pacientë nga Peja, tetë nga Klina, pesë nga Istogu dhe tre nga Deçani.Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë theksuar se vazhdojnë të ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje, duke u mundësuar vazhdimësinë e trajtimit dhe kujdes shëndetësor profesional.Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, në këtë spital janë pranuar 54 pacientë të rinj,…
Drejtori sportiv i klubit gjerman Leipzig, Marcel Schafer, ka sqaruar situatën rreth raportimeve për një marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Yan Diomandes, duke theksuar se negociatat ende nuk kanë arritur në fazën e finalizimit të një marrëveshjeje.Saga e Yan Diomandes mori një kthesë të re pasi lojtari mungoi në udhëtimin e Leipzigut drejt Austrisë të shtunën e kaluar, duke deklaruar se ishte i sëmurë, ndërsa vazhdoi të stërvitej individualisht.Duke folur për Sky Sport Germany të hënën, Schafer foli drejtpërdrejt për situatën.“Është e qartë se disa të ashtuquajtur ekspertë të afatit kalimtar raportuan disa ditë më parë se marrëveshja…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olga Stefanyshyna, e cila kishte mbajtur këtë post për gati një vit.Shkarkimi i saj, i cili pritej prej disa javësh, përkon me një sërë ndryshimesh të bëra javët e fundit në pozicione të larta , duke përfshirë zëvendësimet e kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes të vendit.Stefanisina deklaroi se vendimi për të lënë pozicionin ishte i saji, për shkak të arsyeve personale.Transmetuesi shtetëror i Ukrainës, Suspilne, raportoi javën e kaluar se Stefanyshyna u tha gazetarëve në Uashington se Zelensky nuk kishte kërkuar dorëheqjen e saj.Mediat ukrainase raportuan se…
Qytetarët e Kosovës kanë mundësinë të japin mendimin e tyre për pamjen e ardhshme të kartëmonedhave euro, në kuadër të konsultimit publik të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).Sipas mediumit kroat tportal.hr, BQE ka përzgjedhur 10 propozimet finale për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro, pas një konkursi ku janë dorëzuar më shumë se 1.200 punime. Propozimet bazohen në dy tema kryesore: “Kultura Evropiane” dhe “Lumenjtë dhe shpendët”.Ky medium shkruan se, ndonëse mund të pritej që në këtë proces të merrnin pjesë vetëm qytetarët e vendeve të eurozonës, konsultimi publik është i hapur edhe për qytetarët e Kosovës, Malit të…
KRU “Hidromorava” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë për konsumatorët në rrugën “Lufta e Gjilanit”.Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 12:00 dhe vjen si pasojë e punimeve për kyçjen e një objekti të ri banesor në rrjetin e ujësjellësit.Ekipet e KRU “Hidromorava” kanë bërë të ditur se do të angazhohen që punimet të përfundojnë brenda afatit të planifikuar dhe furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt. /Telegrafi/
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Financimi i Huaj Ushtarak (FMF).Sipas njoftimit të palës amerikane, kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.Kredia FMF do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e aftësive mbrojtëse…
Nënkryetarja e Komunë së Prishtinës, Besiana Musmurati, ka njoftuar për nisjen e programit “Qef n’Lagje”, i cili synon të sjellë aktivitete kulturore dhe muzikë live më pranë qytetarëve, në lagjet e kryeqytetit.Sipas Musmuratit, koncertet dhe aktivitetet kulturore nuk duhet të zhvillohen vetëm në sheshet e qytetit, por edhe në hapësirat ku jetojnë qytetarët.Programi do të përfshijë lagjet Dardani, Ulpianë, Bregun e Diellit, Kolovicë, Kodrën e Trimave, Hajvali, Muhaxherë, Muharrem Fejzë, Matiqan dhe Kalabri.Në kuadër të këtyre aktiviteteve do të performojnë Nita Latifi, Offchestra, Florent GjonMadh Abrashi dhe String String.“Qef n’Lagje” organizohet nga Drejtoria e Kulturës, me drejtor Isah Mustafën.Programi nis…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 4 gusht.Sipas vendimit të MINTI-t sot çmimi maksimal i lejuar i naftës ka shkuar në 1.80 euro për litër, 2 centë më shtrenjtë se të hënën. Ndërkaq, çmimi i benzinës mbetet njëjtë më të hënën, 1.50 euro për litër. Po ashtu nuk ka ndryshuar as çmimi i gazit, 0.60 euro për litër.Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari