Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në dalje të qytetit të Gjakovës.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vlera Krasniqi, zyrtare për informimin në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës. “Sot rreth orës 13:25, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën ‘Dah Polloshka’ në drejtim Gjakovë–Prizren.Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”, tha ajo.Njësia Rajonale…

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prizren është duke u zhvilluar seanca për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre personave të dyshuar lidhur me rezultatet zgjedhore për kandidatët për deputet në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prizren, në seancën e parë të grupit prej 30 personash nga gjithsej 109 të ndaluar, ka kërkuar paraburgim vetëm për tre prej tyre, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të…

Read More

Në rrugët tona ky sinjal nuk gjendet, dhe nuk përdoret as në pjesën tjetër të Evropës. Ai mund të gjendet vetëm në Amerikën e Jugut, më saktë në Argjentinë. Por cili është funksioni i tij? Ky sinjal është një nga sinjalet paralajmëruese që përdoren për t’i informuar drejtuesit e automjeteve për një situatë të veçantë në rrugë që kërkon vëmendje të shtuar.Forma e tij karakteristike, me dy shigjeta të kundërta dhe një trekëndësh midis tyre, ka një qëllim të qartë: të paralajmërojë shoferët për një pengesë që ndan dy korsitë e trafikut. Kjo pengesë mund të jetë, për shembull, një…

Read More

Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen këtë javë gjatë një daljeje për pazar në Los Angeles, ku u shfaq me një pamje të guximshme. Artistja 56-vjeçare u pa në Beverly Hills e veshur me një fustan të zi me dekolte të thellë, të kombinuar me një xhaketë lëkure po ashtu të zezë.Me flokët ngjyrë mjalti të kapura pas dhe syze dielli, Lopez ruajti stilin e saj karakteristik prej superylli, shkruan DailyMail. Ajo e kompletoi pamjen me vathë të varur, çizme të zeza lëkure dhe një çantë luksoze Hermès, ndërsa zbriste nga një Cadillac SUV.Në aspektin profesional, Jennifer Lopez ka dy projekte të…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se projektligji i ri për mbrojtje nga duhani parasheh masa për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe mbështetje për ndërprerjen e varësisë. Sipas tij, mesazhi që po e dërgojmë është se sistemi u ndihmon duhanpirësve të heqin dorë nga duhani, pa u stigmatizuar.Ai sqaroi se parashihen obligime ligjore për zbatimin e programeve parandaluese për lënien e duhanit, këshillime dhe edukime, si dhe mbështetje e gjithanshme gjatë procesit të largimit nga kjo varësi.“Varësia nga nikotina paraqet problem mjekësor dhe të shëndetit publik. Është e dëshmuar se parandalimi është më efektiv dhe më pak i kushtueshëm se…

Read More

Bisedimet Ukrainë-Rusi përfunduan sot, thanë burime për Reuters.Përfaqësuesit e të dyja vendeve po takoheshin me ndërmjetësit amerikanë në Abu Dhabit.Ashtu si dje, shumë pak detaje janë bërë publike për bisedimet që u zhvilluan sot mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë.Ata u fokusuan tek “elementet e pazgjidhura” të kuadrit të paqes të propozuar nga SHBA-ja, tha një zëdhënës i qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, duke iu referuar planit të hartuar fillimisht nga SHBA dhe Rusia, dhe më pas i modifikuar nga SHBA-ja dhe Evropa. Ndërsa bisedimet trepalëshe nisin në Abu Dhabi, sulmet ruse vazhdojnë në Ukrainë Bisedimet përfshinin “angazhim të drejtpërdrejtë”…

Read More

Psikologia e kriminologjisë, Dita Makasqi, gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka trajtuar një nga temat më të ndjeshme të shoqërisë sonë: shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai perceptohet, veçanërisht tek të rinjtë.Sipas Makasqit, edhe pse vitet e fundit ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit mendor, ky ndërgjegjësim ende nuk është në nivelin e duhur. “Ndërgjegjësimi është rritur, por unë ende e shoh atë si sipërfaqësor”, thekson ajo, duke shtuar se shoqëria jonë ende nuk ka arritur ta trajtojë shëndetin mendor me seriozitetin dhe normalitetin që meriton.Një nga problemet…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ka intensifikuar shqetësimet globale për një ndryshim të mundshëm të rendit ndërkombëtar, pas deklaratave dhe veprimeve në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, Zvicër.Ai kritikoi disa udhëheqës botërorë, kërcënoi me tarifa Zvicrën dhe më vonë i hoqi ftesën kryeministrit kanadez, Mark Carney për t’u bashkuar me iniciativën e quajtur “Bordi i Paqes”. SHBA me Strategji të re Kombëtare të Mbrojtjes – çfarë thotë për Evropën, Kinën dhe Rusinë Strukturë kjo që fillimisht synonte të mbështeste armëpushimin në luftën Izrael–Hamas, por kritikët e shohin si rival të mundshëm të Kombeve të Bashkuara, shkruan ap.Trump gjithashtu ushtroi presion ndaj…

Read More

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov deklaroi se në Ministrinë e Drejtësisë ende nuk kanë mbërritur nominime për formimin e grupit punues për Kodin Zgjedhor. “Janë dërguar dy letra në Kuvend. Njëra është e datës 31 dhjetor të vitit 2025, ndërsa tjetra më 20 janar. Presim që Kuvendi t’i përgjigjet letrës sonë me të cilën kërkojmë nominimin e dy përfaqësuesve të secilës prej partive parlamentare dhe deputetëve të pavarur, pas së cilës do të formojmë një grup pune që do të vazhdojë me përgatitjen e Kodit Zgjedhor”, theksoi Fillkov.Kodi Zgjedhor, theksoi ai, është një zgjidhje ligjore që ka pësuar rreth 40…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, mbetet i qetë pavarësisht presionit në rritje nga Real Madridi në garën për titull në La Liga.Los Blancos që janë vetëm një pikë prapa Blaugranëve në tabelën e La Ligës, pas 20 ndeshjeve të luajtura deri tani në kampionat. Megjithatë, trajneri gjerman i katalunasve ndihet i qetë momentalisht, pasi sipas tij ka ende shumë kohë deri në fund të sezonit.“Ka ende shumë punë për të bërë. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Nuk e di nëse do të kem kohë ta shikoj ndeshjen (Villarreal kundër Real Madridit) sot”, ka thënë a trajneri i Blaugranave…

Read More