- Jessica Alba mahnit me bikini gjatë pushimeve në Itali me të dashurin 12 vite më të ri
- Djali i Trumpit prezanton pasaportën e re amerikane me fytyrën e babait të tij
- Faton Peci largohet nga drejtimi i degës së Guxo në Mitrovicë
- Në një organizimin madhështor, UBT mban Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të
- “Çfarë s’na vret na bën më të fortë”/ Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
- Hailey Bieber tërheq vëmendjen me paraqitjen sportive në Los Angeles
- PDK e Aleanca paralajmërojnë fazë tjetër të veprimit për të “kthyer ligjshmërinë”, nga LVV kërkojnë reagimin e institucioneve të sigurisë
- Mourinho nuk ndryshon planin për Yan Diomanden pas humbjes së Real Madridit
Author: korrektpress
Poezi nga: Gösta Ågren Përktheu: Maksim RakipajKoha s’është veçse një mendim. Të mundesh ta lëvizësh një trup duhet, një zemër. Përjetësia, është gjithashtu, një mendim. Të mundesh ta mbash pa lëvizur duhet po ajo zemër.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është informuar për dëmtimin e një shtylle të ndriçimit në rrugën magjistrale M-2, në afërsi të rrethrrotullimit.Sipas njoftimit, shtylla e dëmtuar nuk është aset në pronësi apo administrim të Komunës së Prishtinës, por është pjesë e infrastrukturës rrugore që menaxhohet nga Ministria e Infrastrukturës.Për shkak të rrezikut të mundshëm për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor. Shqetësim për sigurinë në Prishtinë, kërkohet rregullimi i shtyllës së ndriçimit Njëkohësisht, Kryeqyteti ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës që të ndërhyjë…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 6 gusht.Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.72 euro për litër, duke shënuar ulje prej 5 centësh krahasuar me çmimin e një dite më parë, kur ishte 1.77 euro për litër.Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinën është 1.45 euro për litër, ndërsa për gazin 0.60 euro për litër.Çmimet e derivateve të naftës hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/
Kampionia e Kosovës, Drita rikthehet sonte (e enjte) në aksion në garat evropiane, ku do të përballet me Tre Fiorin në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.Takimi do të zhvillohet në San Marino Stadium në Serravalle, me fillim nga ora 21:00, ndërsa skuadra gjilanase synon të marrë një rezultat pozitiv që do ta vendoste në pozitë të favorshme para sfidës së kthimit.Pas paraqitjeve të mira në raundet e mëparshme, kampionia e Kosovës synon ta vazhdojë rrugëtimin evropian dhe të afrohet edhe më shumë me fazën “play-off”, e cila do ta ndante vetëm një hap…
Instituti kryesor kërkimor i agjencisë ruse të hapësirës, Roscosmos, është përfshirë nga një zjarr në rajonin e Moskës, sipas raportimeve të mediave ruse.Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por raportimet fillestare sugjerojnë se ai mund të ketë qenë i natyrës teknike. Pak para publikimit të lajmit për zjarrin, Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror vendosi kufizime të përkohshme në operacionet e aeroporteve të Moskës, një masë që zakonisht merret gjatë kërcënimeve ose sulmeve me dronë. Instituti strehon Qendrën e Kontrollit të Misioneve dhe luan një rol kyç në zhvillimin e sistemit rus të navigimit satelitor GLONASS, si…
Komuna e Obiliqit ka nisur realizimin e projektit për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në qytetin e Obiliqit, një investim i cili kap vlerën rreth 3 milionë euro.Punimet në këtë projekt janë vizituar nga nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Naim Shalaku, të cilët janë njoftuar për ecurinë e punimeve.Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Komunës së Obiliqit, projekti synon të krijojë kushte moderne për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve rekreative për qytetarët.Afati i realizimit të projektit është 36 muaj, ndërsa Komuna ka theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve…
Të martën në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetari A. Hysenaj (26 vjeç), nga fshati Petrovë i Komunës së Shtimes, i ka dorëzuar një portofol me një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në territorin e Shtimes.Sipas një njoftimi për media thuhet se pas veprimeve dhe verifikimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është arritur të identifikohet pronari i portofolit të humbur, A.G. (69 vjeç) nga Shtimja.“Qytetari nga Shtimja gjen portofolin me para dhe dokumente dhe ia dorëzon policisë. Më datën 04.08.2026, në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetari A. Hysenaj (26 vjeç), nga fshati Petrovë i Komunës…
Nuk ka pothuajse asgjë më të pakëndshme sesa të hysh në dhomën e gjumit dhe të shohësh një merimangë të madhe duke u ngjitur në mur. Megjithatë, ekziston një mënyrë e thjeshtë për t’i penguar ato të hyjnë në shtëpinë tuaj këtë vit.Merimangat zakonisht hyjnë brenda sapo moti fillon të freskohet në fund të verës, pasi kërkojnë një vend të ngrohtë për t’u strehuar. Ato tërhiqen gjithashtu nga mizat që ende qarkullojnë nëpër shtëpi.Ato pritet të bëhen një problem më i madh nga fundi i gushtit, pasi atëherë fillon sezoni i çiftëzimit. Gjatë kësaj periudhe, shpesh mund të shihni merimanga…
LSDM sot ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Sasho Klekovskin lidhur me publikimin e rezultateve të ujit në Gostivar. Nga atje kërkojnë që të mos pritet deri më 20 gusht, por rezultatet e analizave të publikohen menjëherë.”Ministri Klekovski njoftoi dje se analizat e ujit të pijshëm në Gostivar nuk do të publikohet deri më 20 gusht.Ata kanë helmuar njerëz për muaj të tërë. Një epidemi verdhëze. Baktere në ujë. Dhe ata do të jenë në gjendje të tregojnë rezultatet vetëm pas dy javësh.Si mund të pretendojnë atëherë se uji është “teknikisht i saktë”?Përgjigja e vetme: Sepse Mickoski personalisht tha se ishte…
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë, të dhuruara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, nën udhëheqjen e Halil Kastratit.Sipas njoftimit, pakot ushqimore janë destinuar për familjet që kanë nevojë për mbështetje sociale, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Mitrovicës dhe shoqatës humanitare.Komuna ka shprehur mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që “Jetimat e Ballkanit” ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës, duke theksuar se bashkëpunimi dhe asistimi institucional ndaj kësaj shoqate do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari