- Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?
- Selin flet hapur për marrëdhënien me Mirin pas Kutisë së Pandorës: Letrën e babait nuk e kam zbërthyer nga emocionet
- E konfirmon gazetari italian Fabrizio Romano: Ylli i Man Utd largohet në verë, do të transferohet në Serie A
- Gati gjysma e gjuhëve që fliten nëpër botë drejt zhdukjes – cilat janë më në rrezik?
- Banorët mësojnë mesazhin e Kutisë së Pandorës, Selin përballet me Mirin: E shokuar që nuk ndryshoi qasje
- Rrëfimi i Kushtrim Durakut që iu bashkua UÇK-së si 14-vjeçar
- Njeriu i rekordeve: Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord unik
- Trepça e fiton “El Clasicon” e basketbollit kosovar ndaj Prishtinës
Author: korrektpress
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi para protestuesve të mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ka deklaruar se, sipas tij, qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk mund të largohet përmes votës, por vetëm përmes revoltës popullore.“Sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Rama nuk ikën me votë. Diktaturat nuk ikin me votë, por shemben vetëm me revoltë popullore, dhe ja ku jemi ne sot”, është shprehur Berisha.Ai ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, duke deklaruar se kryeministri Rama, sipas tij, “kryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë”.Pas fjalimit të Berishës, situata para Kryeministrisë është tensionuar,…
Policia gjermane ka arrestuar një shtetas libanez nën dyshimin se është anëtar i Hamasit dhe po planifikon sulme në Evropë.Burri, i quajtur “Mohammad S”, u ndalua në Aeroportin e Brandenburgut të Berlinit pasi mbërriti nga Bejruti të premten në mbrëmje.Prokurorët federalë thanë se në gusht 2025 ai ndihmoi në sigurimin e 300 fishekëve dhe ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për të sulmuar institucionet hebraike dhe izraelite.Bëhet e ditur se ai do të paraqitet para një gjykatësi federal i cili do të vendosë për një paraburgim.Autoritetet gjermane thonë se “Mohammad S” bashkëpunoi me “Abed Al G”, një nga…
KB Prishtina i është rikthyer fitores në Superligën e Kosovës në basketboll pas një serie prej tri humbjesh radhazi, duke marrë një triumf të rëndësishëm ndaj Rahovecit 029.Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në palestrën “Mizahir Isma”, Prishtina e mposhti Rahovecin 029 me rezultat 68:59, në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit. Kjo fitore vjen vetëm pak ditë pasi skuadra kryeqytetase siguroi edhe kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke i dhënë fund një periudhe jo të lehtë në kampionat.Takimi nisi më mirë për Rahovecin 029, i cili e fitoi çerekun e parë me rezultat 14:13. Megjithatë, Prishtina…
Policia shqiptare ka njoftuar se 11 efektivë, si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore.Policia shton se janë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.Njoftimi i policisë:Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon…
Bournemouth ka shkaktuar një befasi të madhe për ta mposhtur në shtëpi Liverpoolin, në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën Premier.“Reds” zhvilluan paraqitje më të mirë, por Bournemouth realizuan në minutën e fundit të kohës shtesë për ta mposhtur në fund me rezultat 3-2.Evanilson me një volej fantastike e kaloi Bournemouthin në epërsi pas asistimit të Scott (26’).Ndërsa shtatë minuta më vonë, Alejandro Jimenez shënoi lehtësisht nga afërsia për të dyfishuar epërsinë (33’).Liverpooli u këndell në fundin e pjesës së parë, ku Virgil van Dijk realizoi me kokë pas harkimit të Dominik Szoboszlait (45’).Hungarezi ishte protagonist edhe te goli…
Policia duket se ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar kundër protestuesve në të shtunën. Një prej bombolave të hedhura, e siguruar nga A2, ka të shkruar datën e prodhimit në korrik të vitit 2019 dhe datë skadence në korrik 2023.Gazi u përdor në godinën e Kryeministrisë pasi protestuesit hodhën molotov dhe fishekzjarrë ndërsa u hodh edhe te Parlamenti, pas përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të renditDisa efektivë policie janë lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt godinës së Kryeministrisë në protestën e opozitës.Policia ka njoftuar se efektivët e lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore.Më herët, një person u…
Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë homazh ushtarëve britanikë “shumë të guximshëm” që shërbyen në Afganistan, pas kritikave të ashpra ndaj pretendimit të tij se trupat jo-amerikane kishin qëndruar larg vijës së frontit.Në Truth Social, ai tha se britanikët “ishin ndër luftëtarët më të mëdhenj”, ndërsa pranoi 457 viktimat dhe shumë të tjera që u “plagosën rëndë”.“Ushtarët e mëdhenj dhe shumë trima të Mbretërisë së Bashkuar do të jenë gjithmonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Afganistan, 457 veta vdiqën, shumë u plagosën rëndë dhe ata ishin ndër luftëtarët më të mëdhenj. Është një lidhje shumë e fortë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, nga selia blu kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia pas përplasjeve me forcat e rendit.Berisha deklaroi se 25 protestues paqësorë janë arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.Ai e cilësoi kryeministrin Rama si “armik të çdo shqiptari” dhe shtoi se opozita do të vijojë betejën kundër qeverisë.”Mos ndërse policinë kundër protestuesve. Ju bëj thirrje policëve, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj dhe moral. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Duhet të betohemi se me…
Elijona është parë sot në gjendje të rënduar emocionale, vetëm një ditë pas spektaklit të mbrëmshëm. Situata u përshkallëzua pas një bisede të gjatë që ajo zhvilloi me Klodin, ku tensionet mes tyre dolën hapur.Sipas komenteve të shumta, gjendja e Elijonës lidhet me ndjenjat që ajo dyshohet se ka për Klodin dhe me klipin e shfaqur gjatë spektaklit, ku ai u pa i përqafuar me Benitën. BBVK/InstagramKy moment duket se e ka prekur fort Elijonën, e cila shpërtheu në lot gjatë bisedës mes tyre.Mes emocioneve, Elijona i është drejtuar Klodit me tone të ndjera: “Kur të kam bërë unë ty…
Ekspertët shpjegojnë pse dera e frigoriferit nuk është vendi i duhur për qumështin dhe cili është pozicioni ideal për ta ruajtur më gjatë të freskëtÇdo familje ka mënyrën e vet të sistemimit të blerjeve javore në frigorifer, ku secila raft apo hapësirë u dedikohet ushqimeve të caktuara. Ndërsa shumica e produkteve përfundojnë në raftet e brendshme, shishet e qumështit zakonisht vendosen në derën e frigoriferit.Shumica e frigoriferëve kanë hapësirë praktike në derë, e cila ndihmon që shishet e mëdha të mos zënë vend në raftet kryesore. Kjo duket zgjidhje e përshtatshme, por nuk është vendi ideal për ruajtjen e qumështit.…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari