KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjermani, arrestohet një anëtar i Hamasit – dyshohet se po planifikonte sulme në Evropë

Gjermani, arrestohet një anëtar i Hamasit – dyshohet se po planifikonte sulme në Evropë

Policia gjermane ka arrestuar një shtetas libanez nën dyshimin se është anëtar i Hamasit dhe po planifikon sulme në Evropë.

Burri, i quajtur “Mohammad S”, u ndalua në Aeroportin e Brandenburgut të Berlinit pasi mbërriti nga Bejruti të premten në mbrëmje.

Prokurorët federalë thanë se në gusht 2025 ai ndihmoi në sigurimin e 300 fishekëve dhe ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për të sulmuar institucionet hebraike dhe izraelite.

Bëhet e ditur se ai do të paraqitet para një gjykatësi federal i cili do të vendosë për një paraburgim.

Autoritetet gjermane thonë se “Mohammad S” bashkëpunoi me “Abed Al G”, një nga tre anëtarët e dyshuar të Hamasit të arrestuar tetorin e kaluar për sulme të planifikuara ndaj institucioneve hebraike dhe izraelite.

Të tre thuhet se u arrestuan ndërsa po takoheshin për një dorëzim armësh në Berlin.

Dy prej tyre janë shtetas gjermanë, një tjetër është nga Libani.

Rreth kohës së arrestimeve, kërkimet policore u zhvilluan edhe në qytetet gjermane të Leipzig dhe Oberhausen.

Më vete, në nëntor, autoritetet gjermane arrestuan një tjetër anëtar të dyshuar të Hamasit – gjithashtu një shtetas libanez – pranë kufirit me Republikën Çeke. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.