KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha: Lironi menjëherë 25 të Protestuesit paqësorë, beteja jonë deri në fundin e Ramës

Berisha: Lironi menjëherë 25 të Protestuesit paqësorë, beteja jonë deri në fundin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, nga selia blu kërkoi lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia pas përplasjeve me forcat e rendit.

Berisha deklaroi se 25 protestues paqësorë janë arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Ai e cilësoi kryeministrin Rama si “armik të çdo shqiptari” dhe shtoi se opozita do të vijojë betejën kundër qeverisë.

“Mos ndërse policinë kundër protestuesve. Ju bëj thirrje policëve, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj dhe moral. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari. Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilomentri ynë i fundit do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narko-qeveritarëve të tjerë”.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësore, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty me urdhër të Edi Ramës. Ju kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëhrë. Nuk mundet kurrë në një popull me asgjë…ju e patë vetë, e patë gatishmërinë e atyre njerëzve, ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës në 30 minuta atë që meritonte. Kjo gatishmëri do vahzdojë. Kjo betejë do të vijojë. Ne kemi vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal”, ka deklaruar Berisha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.